Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë

Një grup qytetarësh protestuan këtë të diel në qendër të Shkodrës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, por edhe kundërshtimin për krijimin e një konsullate serbe në qytet.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, protestuesit marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë fjalimeve deklaruan se hapja e një konsullate serbe në Shkodër është e papranueshme.

Sipas tyre, qyteti nuk ka asnjë lidhje historike, ekonomike apo diplomatike që të justifikojë praninë e një konsullate serbe. Ata argumentuan gjithashtu se kjo është e papranueshme edhe për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se mijëra shqiptarë u vranë dhe u masakruan gjatë konfliktit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duan të hapin një konsullatë serbe në Shkodër. Turp, turp. Serbia nuk është as shtet i BE-së, as ndonjë shtet lider në Evropë. Ne i kemi të freskëta plagët dhe varret masive. Kemi vuajtur shumë, shtegtimin, dëbimin e një populli të tër“, u shpreh një nga protestuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestuesit kërkuan që autoritetet të rishqyrtojnë këtë vendim dhe të mos lejojnë hapjen e konsullatës në Shkodër.

Gjatë protestës u hodhën gjithashtu thirrje kundër qeverisë, ndërsa manifestimi u zhvillua pa incidente.

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?