Harta kineze e fytyrës, cila pjesë e trupit është e sëmurë dhe si t’a shëroni

Për shumë vite me radhë, shëruesit në Kinë arrijnë të zbulojnë sëmundjet e trupit vetëm me duke lexuar fytyrën. Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme dhe mund të reflektojë ndryshimet e brendshme, më shpejt se sa pjesët e tjera të trupit. Simptomat më të zakonshme që manifestohen në fytyrë janë skuqje, puçrra dhe ndryshim i ngjyrës së lëkurës. Sipas këtyre teknikave kineze, çdo pjesë e fytyrës është e lidhur me një organ të trupit. Zbuloni më poshtë se si mund ta përdorni këtë teknikë për të trajtuar shumë probleme shëndetësore.

Balli:  Fshikëza dhe zorra e hollë

Shkaku- Konsumi i tepërt i ushqimeve të konservuara dhe yndyrnave çon në një tretje të ngadalësuar. Gjithashtu, kjo gjendje shkaktohet nga stresi, sheqeri dhe pirja e alkoolit në sasi të mëdha.
Trajtimi– Përpiquni të shmangni konsumimin e alkoolit dhe përmirësoni gjumin e natës. Gjithashtu, sigurohuni që të pini shumë ujë dhe të konsumoni ushqime të papërpunuara.
Zona mes vetullave: Mëlçia
Shkaku- Stomaku juaj nuk është çlodhur sa duhet dhe kjo e çon në lodhje kronike. Konsumi i tepërt i mishit e vështirëson punën e stomakut. Gjithashtu, kjo mund të jetë një shenjë që ju jeni alergjik ndaj disa ushqimeve.
Trajtimi- Është shumë e rëndësishme të hani ushqime të freskëta dhe të shëndetshme. Mundohuni të bëni yoga, ecje të shpejtë ose ndonjë ushtrim tjetër. Kaloni sa më shumë kohë në ajër të pastër.

Harku i vetullës: Veshkat

Shkaku-Qarkullimi i dobët i gjakut, alkooli, dobësimi i zemrës dhe duhani.
Trajtimi- Ulja e përdorimit të kafeinës, shmangia e konsumimit të alkoolit dhe pijeve me ëmbëlsues.
Hunda:Zemra
Shkaku- Qarkullimi i dobët, fryrje e stomakut, gazra, qëndrimi në hapësira të mbyllura dhe ajri i ndotur. Hipertensioni mund të jetë shkak për shumë çështje lidhur me këtë organ.
Trajtimi- Kontrolloni nivelin tuaj të kolesterolit dhe tensionit të gjakut. Ju duhet të pini çaj organik të gjelbër, kështu që të eliminoni toksinat nga trupi. Gjithashtu, sigurohuni që të ushtroheni rregullisht me aktivitet sportiv.

Pjesa e sipërme e faqeve: Mushkëritë

Shkaku- Ndotja, astma dhe pirja e duhanit. Gjithashtu, ajo shfaqet me rrathë të errëta poshtë syve.
Trajtimi- Mos qëndroni shumë kohë në vend me tym duhani apo ajër të ndotur. Nëse ju jeni duhanpirës, keni nevojë ta lini sa më shpejt të jetë e mundur. Sigurohuni që të bëni disa ushtrime.
Faqet: Mushkëritë dhe veshkat
Shkaku- Konsumi i tepërt i sheqerit, kequshqyerja, stresi dhe pirja e duhanit.
Trajtimi- Hani ushqime të shëndetshme dhe hiqni nga dieta juaj ushqimet që ju bëjnë dëm, si dhe blini produkte kozmetike me cilësi të lartë.

Goja dhe mjekra: Stomaku

Shkaku- Ushqimet me yndyrë, sheqer dhe stimulues, si alkooli dhe kafeina. Ushqimet dhe stresi, si dhe qëndrimi zgjuar deri natën vonë mund të prishin ekuilibrin e këtij organi.
Trajtimi- Konsumoni fruta dhe ushqime për të balancuar  organizmin tuaj. Nëse ende keni probleme, duhet të konsultoheni me mjekun.
Nofulla dhe qafa: Hormonet
Shkaku- Mungesa e sasive të nevojshme të ujit, përdorimi i tepruar i kripës dhe ushqimeve të sezonit, si dhe teprimi me kafeinën.
Trajtimi- Ulni sasinë e kafeinës, kripës dhe ushqimeve që ju dëmtojnë. Sigurohuni të pini sa më shumë ujë në ditë./Revista Shije/

SHKARKO APP