Helikopterit i shkon keq ulja në superjahtin luksoz, plagosen tre britanikë (FOTO)

Ky është momenti dramatik kur një helikopter u përpoq për t’u ulur në një superjaht 25 mln dollarësh në një ishull në Norvegji, përpara se të përfundonte në det duke lënduar 3 shtetas britanikë.
Fotot tregojnë një helikopter që pak sekonda pasi të fluturonte nga ishujt Shetland për t’u mbushur me karburant, një nga krahët e helikës së tij nuk funksionoi siç duhet duke bërë që helikopteri të përfundojë me kokë poshtë në det.

Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Në momentin që ndodhi incidenti, në bord ndodheshin 3 persona, britanikë, që u dërguan në spital me plagë të lehta.

SHKARKO APP