FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Helmimi i 60 kursantëve, Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Sigurisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar sot një mbledhje urgjente me drejtuesit e Akademisë së Sigurisë, pas helmimit të 60 studentëve të kësaj akademie.

Sipas burimeve, Hita ka qenë i pranishëm në Akademi edhe në orët e mesnatës, menjëherë pasi kursantët janë transportuar drejt repartit infektiv të QSUT-së për të marrë ndihmë mjekësore.

Ai ka urdhëruar nisjen e një hetimi të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që mund të kenë lidhje me rastin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Tiranës njoftoi sot se, mbrëmjen e djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dërguar për ndihmë mjekësore 31 kursantë, me simptoma si temperaturë dhe diarre, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?