FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Heqja e non-gratës së Berishës, reagon Meta: Komplot që synonte helmimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Partia Demokratike njoftoi heqjen e non-gratës për Sali Berishën. Në vitin 2021, në atë kohë president, Meta shkruante se non grata e SHBA ishte e porositur nga regjimi i kleptokracisë. Meta shkruan se nuk i heq asnjë pikë atij qëndrimi publik.

”Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë”,-shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?