Hetimet për 21 Janarin/ Abilekaj: U fshi serveri dhe u zhdukën prova, shumë e vështirë të gjendet urdhëruesi!

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet që po zhvillon SPAK për 21 Janarin.

Abilekaj tha se do të jetë e vështirë të gjendet urdhëruesi i vrasjeve, pasi shumë prova janë zhdukur dhe ka kaluar një kohë e gjatë.

“Kanë kaluar 14 vjet, shumë prova janë zhdukur. Edhe audio e gjetur për urdhrin për të goditur në mish, nuk e përcakton qartë se kush janë urdhëruesit dhe kush gjuan. Vërtetë ka vendim të Gjykatës së Strasburgut se është krim shtetëror, por jo domosdoshmërisht duhet ta bënte jhetimin SPAK. Gjykata e Lartë ia kaloi SPAK, me pretendimin se përfshihen zyrtarë të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fakti që iu imponua SPAK-ut nga Gjykata e Lartë, nuk të bën shumë optimist. Të gjithë gardistët që gjuajtën pas urdhërit mund të arrestohen, por a ishin ata autorët, apo ata që dhanë urdhërin? Ata që dhanë urdhërin, është e vështirë të merret vesh me emër dhe mbiemër, edhe për faktin se dëshmia kryesore është e Lulzim Bashës. Po kështu njeriu që fshiu serverat ësht në partinë e Bashës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendoj se dëshmia e tij është shumë e rëndësishme

Pra ia ka dhënë Gjykata e Lartë me detyrim. Berisha vërtetë mund të merret i pandehur, por deri tani do të thirret si person në dijeni”, tha ndër të tjera Abilekaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?