Hetimet për Vlora Hysenin, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish
Kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Bledi Çuçi, deklaroi se pritet të zhvillohet një tjetër mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet më gjerësisht çështja që lidhet me ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni.
Sipas Çuçit, mbledhja pritet të zhvillohet pasi SHISH-i të përfundojë auditimin e thelluar, i cili do të verifikojë nëse ka pasur pasoja për funksionimin e Shërbimit Informativ të Shtetit.
“Në lidhje me këtë çështje, Presidenti mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën dhe aty pati një informacion paraprak nga SHISH-i. Po në Këshill u la detyra që të bëhet sa më shpejt një auditim i thellë në lidhje me ndonjë pasojë të mundshme, nëse ka, për funksionimin e SHISH-it dhe, besoj se shumë shpejt, do të kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet edhe më gjerësisht, pasi të jetë bërë ky auditim”, deklaroi Çuçi në Komisionin e Sigurisë.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4544

