Hiqet taksa e “Rrugës së Kombit”, ja cilat kategori përfitojnë

Koncesionari i ‘Rrugës së Kombit’ ka bërë me dije se është hequr taksa e rrugës  për të gjithë personat invalidë të cilët e kanë automjetin të regjistruar në emrin e tyre.

Burimet gjithashtu konfirmojnë se taksa për këtë kategori personash është hequr që ditën e djeshme dhe nuk dihet ende sa do të zgjas.

Ndërkohë gjithmonë sipas burimeve ky vendim erdhi menjëherë pas ankesave të shumta të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që tarifa prej 5 euro  për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët, ka filluar të zbatohet që prej 15 prilit të vitit të kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi për taksimin e ‘Rrugës së Kombit’ me preteksin për mirëmbajtjen e saj nuk është pritur aspak mirë nga banorët e zonës por dhe nga qytetarë të cilët për disa ditë kanë zhvilluar protesta të dhunshme dhe përplasje e policinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?