Histori futbolli në Francë, një femër trajnere po korr sukses

 

Clermont, ekipi i Ligue 2, nëse do të arrijë të kualifikohet në kategorinë e parë të futbollit francez, do të ketë trajnere një grua. Në fakt ajo është aktualisht trajnere, por nuk është shumë e njohur sepse Clermont luan në kategoritë inferiore.

Pas fazës së parë, Clermont ndodhet aktualisht në vendin e tretë në renditje, pozicion ky që siguron ngritjen në Ligue 1. Ekipi nuk ka arritur ta mbyllë kurrë sezoni  më lart se vendi i pestë kështu që ecuria e tyre në këtë vit është mbresëlënëse. Kjo nuk është arsyeja pse ky klub mund të futet në historinë e futbollit botëror sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajnerja Corinne Diacre, ish-futbolliste e kombëtares së femrave të Francës, që e bën tërheqës pozicionin e klubit francez në renditje. Diacre u fut në më gusht të 2014-ës histori kur u bë femra e parë që drejtoi një skuadër futbolli për meshkuj në një ndeshje zyrtare në Francë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?