Historia e 20 vjeçarit të pastrehë që Gigi dhe Kendall e kthyen në model!

 

Nisi gjithçka në një ditë krejt ‘të zakonshme’ në Venice, Kaliforni. Gigi Hadid dhe Kendall Jenner po xhironin një reklamë, kur John Economou, një i pastrehë 20-vjeçar po rrinte mendueshëm duke parë ujin. ‘Unë po shihja punën time, tregon ai për DailyMail, ‘kur shoh 2 njerëz që po më afroheshin’. E cilët ishin këta 2 njerëz? Modelja e 10-ë më e paguar në botë, Kendall Jenner, dhe mikesha e saj gjenetikisht e bekuar, Gigi Hadid. Dhe ja se çfarë ndodhi:
‘Ato ishin kaq të mbajtura dhe të bukura. Pashë truprojat që rrinin në cep. Fillimisht mendova se ishin policë, dhe thashë me vete, ‘Po këta çfarë duan?’. Pastaj pashë pulëbardhat që u mblodhën rreth vajzave sepse ato nxorrën ushqim, dhe unë fillova të sillesha rrotull që t’i trembja. Njëra prej vajzave më thanë: ‘Je shumë i lezetshëm!’, dhe unë u ktheva nga to dhe i hyra bisedës. Në fillim s’e kisha kuptuar me kë po flisja, por më vonë e mora vesh.’ ‘Teksa bisedonim, ato më thanë se duhet të merresha patjetër me modeling në Los Angeles. U tregova historinë time, se unë kam qenë një model në vendin tim, (Milwaukee, një qytet në Amerikë), dhe se kisha shkuar atje për të ndjekur ëndrrën time, për të gjetur një agjenci; se tani po ndiqja një jetë prej hipije (…) Ato pastaj ofruan të më ndihmonin duke më gjetur një agjenci, dhe më lidhën me Two Management, agjencia me të cilën tani kam firmosur një kontratë. Kendall ishte shumë cool, me këmbë në tokë, tip i qetë. Bëmë një bisedë krejt normale, mbi jetën, aktrimin, modelimin, edhe gjëra private. Është si çmenduri kur e kujtoj. Jam shumë, shumë mirënjohës ndaj tyre. Sa për mua, thjesht u gjenda në vendin dhe orën e duhur’.Tani John po punon për atë agjenci dhe ka besim tek vetja se do te ia dale, shkruan Anabel. 

SHKARKO APP