Historia e 30 çifutëve, u fshehën 5 orë në dhomat frigoriferike nga terroristët
30 persona hebre, të cilët ishin të mbyllur në supermarketin ku dy terroristët, AMedy dhe gruaja e tij Hayat po ndesheshin me policinë, kanë shpëtuar pasi sapo kanë dëgjuar të shtënat e para, janë futur të gjithë në një dhomë frigoriferike.
Ata kanë ndenjur në temperaturën minus 3 gradë celcius për 5 orë duke u mbështjellë të gjithë bashkë për të qëndruar të ngrohtë. 30 personat që kishin hyrë për të blerë në supermarket kur dëgjuan të shtënat me armë, u futën menjëherë në dhomën frigoriferike duke u lutur që terroristët mos t’i gjenin.
Një nga blerësit, 36-vjeçari Johan Dorre, baba i katër fëmijëve mundi t’i telefononte një shokut të tij dhe t’i tregonte se ata ishin të bllokuar dy kate më poshtë, nga kati ku 6 persona mbaheshin peng nga terroristët.
“Johan dhe të tjerët ishin të tmerruar se ata do të zbuloheshin nga terroristët dhe u detyruan të grumbullohen së bashku si kafshë të frikësuara për të shmangur hipotermin“, tha Jakob Katorza per Daily
Mail, pak minuta pasi mori vesh se nipi i tij u lirua pa pa dëmtime. Sipas Jacob, i cili nuk i përmban dot lotët, thotë se falë Zotit asnjë nga fëmijët e tij të vegjël nuk ishte me Johan kur kjo ndodhi.
Në të shkuarën, 7.000 hebrenj kanë ikur nga Franca dhe pas kësaj mund të largohen qindra të tjerë.
“Nuk jemi më të sigurtë në Francë. Nuk ka më të ardhmë për hebrenjtë në Francë. Jemi të mbaruar po ndenjëm këtu”, e mbyll rrëfimin e tij Jacob, ende nën terrorin e asaj që ndodhi në supermarketin, i cili ndodhej në një lagje të komunitetit hebraik dhe që njihej si supermarket i hebrenjve.