Historia e Edonës, e reja që tërhoqi vëmendjen në protestën e 13 majit

Një ndër fjalimet që pikasi në protestën e Partisë Demokratike të shtunën e 13 Majit, është edhe ai i shkodranes Edona Staka. Emri i saj “pushtoi” portalet dhe fjalimi bëri bujë.

Staka shprehet se rebelimi i vjen natyrshëm për shkak të situatës së vështirë ekonomike të vendit dhe nga ana tjetër propagandën për mirëqenien. E folura në gegnisht dhe mesazhet e forta që dha, e bën fjalimin e Edona Stakës në protesën e opozitës të mbahet mend dhe të bëhet brenda disa orëve virale në rrjetet sociale.

Shkodrania thotë se rebelemi i saj vjen për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi, ku të rinjtë nuk kam mundësi të konkurojnë në tregun e punës sipas meritës; ndërsa ekranet, sipas saj mbushen me fasada të mirëqënies.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur them na i kanë marrë tana, nuk e kam vetëm për gjanat materiale, por të drejtat. Na kanë marrë të drejtën me tregu veten, me konkuru ndershmërisht, mu promovu”, u shpreh ajo për “Ora News”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka aspiratën e saj për tu përfshirë në politikë, ndaj dhe thotë se nuk do të reshtë së thëni të vërtetën sapo të ketë një mikrofon në dorë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?