Holanda rrezikon Europianin, Gjermania “Ok”, Portugalia humb miqësoren

 Holanda,  e treta e Kupës së Botës 2014,  ndodhet “me një këmbë” jashtë finaleve të Euro 2016. “Tulipanët” zhgënjyen në shtëpi me Islandën, që morri tri pikë shumë të rëndësishme duke siguruar praktikisht kualifikimin, pasi ruan pozitat në krye të Grupit A në kuotën e 18 pikëve. Në sfidën e ardhshme pret Kazakistanin.  Goli që vendos sfidën u shënua nga Sigurdsson me 11-metërsh në minutën e 51-të. Formacioni i Deni Blind luajti për pjesën më të madhe të kohës me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Martin Indit që në minutën e 33-të. Në Grupin A, Çekia fitoi më përmbysje 2-1 me Kazakistanin dhe shkëputet 6 pikë nga Holanda. Kazakët befasuan në pjesën e parë me Logvinenkon, për në minutat 74’ dhe 86’ kur Skoda realizoi dy herë për vendasit, që shmangën një rezultat surprizë në shtëpinë e tyre. Vazhdon të paraqitet dobët në këto eliminatore Turqia, që barazoi 1-1 me Letoninë, duke rënduar pozitat e saj në Grup A. Përballja direkte me Holandën do të përcaktojë se cila nga këto skuadra do të ketë mundësinë të shkojë të paktën në “Play-off”. Në Grup B vijon i pandalshëm rrugëtimin Uellsi, që falë Gareth Bale, mposhti 1-0 Qipron në transfertë dhe  hedh një hap të sigurtë drejt finaleve të Europianit. Belgjika fundosi në këtë grup Bosnjë Herecegovinën, duke e mposhtur me rezultatin 3-1. Fellaini, De Bruyne dhe Hazard me 11-metërsh e bënë të pavlefshëm golin e Edin Dzekos që në minutën e 15-të të kësaj sfide. Gjermania në Grupin D, fitoi me golat të Thomas Mueller  e dopietë të Mario Goetze, 3-1. Pjesa e parë y mbyll 2-1, ndaj Polonisë. Për polakët shënoi Robert Levandovski. Pavarësisht humbjes Polonia mban vendin e dytë me 14 pikë, dy pikë pas Gjermanisë kryesuese.  Në Grupin H, Italia përfitoi nga hapi i gabuar i Kroacisë, që barazoi 0-0 me Azerbajxhanin në transfertë, për t’u ngjitur në krye të klasifikimit. Graziano Pele realizoi golin e vetëm në përballjen me modestët e Maltës, që rezistuan 69 minuta pa pësuar gol. Në këtë grup zhgënjen Bullgaria, që u mund 1-0 në shtëpi nga Norvegjia, falë golit të realizuar nga Forren. Sot është radha e Spanjës.

 

Miqësorja

Portugalia mundet nga Franca, kthehet me humbje në “Elbasan Arena”

Portugalia e Crisitiano Ronaldos me shokë është mundur në miqësoren e djeshme ndaj Francës, 1-0 në fushën e saj. Goli për francezët u shënua në pesë minutat e fundit të ndeshjes. Kësisoj kjo humbje tregon se Portugalia nuk është në formën e saj më të mirë, para sfidës me kuqezinjtë, më 7 shtator. Portugalia kryeson grupin tonë eliminator, por një humbje e mundshme me kuqezinjtë, do t’i kushtonte saj vendin e parë.  Ndaj Francës, kuqezinjtë e Gianni de Biasit barazuan në miqësoren jashtë 1-1 dhe fituan në “Elbasan Arena” 1-0. 

Kundërshtarët

Serbia del nga zona minus, “parakalon” Armeninë

Serbia, ndaj së cilës do të luajmë në tetor në Elbasan, kalon Armeninë në klasifikim, falë fitores së djeshme që shënoi ndaj këtij kundërshtari. Serbia për shkak të penalizmit ishte në kuotën e -2 pikëve, por pas fitores direkte me armenët u ngjit para tyre, me pikë të barabarta. Levon Hayrapetyan realizoi autogol në favor të Serbisë që në pjesën e parë dhe   Adem Ljajic shënoi në 54’ golin e dytë e të sigurisë. Të dyja këto skuadra janë jashtë zonës “Play-off”, por ndaj tyre Shqipëria do të luajë në tetor, dhe duket se do të vendosen fatet e kualifikimit. Kuqezinjtë mbyllin fushatën e ndeshjeve kualifikuese, me përballjet ndaj Serbisë në Elbasan dhe Armenisë në transfertë.    

 

 

Kualifikuese Euro 2016

Ndeshjet e 3 shtatorit

Grupi A

Çeki-Kazakistan                     2-1

Holandë-Islandë                     0-1

Turqi-Letoni                           1-1

Grupi B

Belgjikë-Bosnie                       3-1

Qipro-Uells                             0-1

Izrael-Andorra                        4-0

Grupi H

Azerbajxhan-Kroaci                 0-0

Bulgari-Norvegji                       0-1

Itali-Maltë                                1-0

Ndeshjet e 4 shtatorit

Grupi D               

Gjeorgji-Skoci                                1-0

Gjermani-Poloni                             3-1

Gjibraltar-Irlandë                            0-4

Grupi F

Ishujt Faore- Irlanda V.                  1-3

Greqi=Finlandë                             0-1

Hungari-Rumani                            0-0

Grupi I

Danimarkë-Shqipëri                      0-0

Serbi-Armeni                                2 -0

Ndeshjet e 5 shtatorit

Grupi C 

18:00 Luksemburg  -Maqedoni

18:00 Ukrainë – Bjellorusi

20:45 Spanjë -Sllovaki

Grupi E

18:00 Estoni – Lituani

18:00 San Marino – Angli

20:45 Zvicër-Slloveni      

Grupi G

18:00 Rusia – Suedi

20:45 Austri – Moldavi

20:45 Mali i Zi- Liechtenstein

SHKARKO APP