Homazh Parajsor për Mejdan Zhivanin

Nga Irfan Rama

Është një homazh parajsor për Mejdan Zhivanin. Gazetarin sportiv të Radio-Televizionit Shqiptar. Ka qenë një orë, një minutë, një sekondë sertë sosjeje jetësore të së mërkurës paradite të datës 10 dhjetor që ka prodhuar vijën ndarëse ylberike midis jetës dhe përjetësisë. Sepse, siç thotë Cvajku; “Historia shpesh me paanësinë e dhe gjakftohtësinë e kronikanit, nxjerr në pah fakt pas faktit të vërtetat jetësore, duke shtuar nga një hallkë në zinxhirin vigan që shtrihet përgjatë mijëvjeçarëve, sepse çdo hap që hedh historia kërkon parapërgatitje, çdo ngjarje piqet në fshehtësi”. Dhe Mejdani në për jetën 37 vjeçare ishte i vërtetë. Ishte një engjëll si bardhësia e të bardhave mbretërore. Princërore. Im bir, Arlindi që studion në Londër për Master në “City University”, rreth orës 18 e 30 minuta më dha lajmin në email e telefon, pasi rezonanca mendore e të dyve ish-takuar për padije timen. Kisha vrapuar gjithë ditën me një mikun tim gazetar, sa në një zyrë në tjetrën. Më pas, në internet. “Babi, ka vdekur Mejdan Zhivani!” U pikëllova pa masë, sepse në familjen time prej katër vetash diskutonim në hope të shpeshta. Mejdani ishte një djalë i shkëlqyer, i zgjuar, që lexonte e punonte pa pushim – edhe katër kronika televizive ka bërë për dy ditë në kënde të Shqipërisë për Rubrikën Sportive të RTSH-së -, një djalë plot humor të këndshëm e me zemër të madhe. Ishte një njeri shumë e shumë social me të gjithë, me një ëmbëlsi -“Sugar Baby Love”- që zoti ja kish falur në rrathë kilometrikë të pambarimshëm. Ai ishte pa asnjë ves! Që rrallë e prodhon dheu shqiptar. Kurrë nuk ziliqonte për askënd. Tok me Defrim Methasanin, që bëri aq shumë për të në ditët më të vështira të jetës së tij. E njohu e gjithë Kosova kreshnike, moderne, atdhetare, patriotike e mikpritëse. Melaimi, Buci, Ganiu etj, gazetarë të mirënjohur kosovarë të sportit lotuan sot (dje) për të. Nga Tirana ishin Rrok Preci, Piro Ruvina, Eduard Ilnica, Fation Rupi, Ilir Cara, RTSH Sporti i tërë, Ervin Baku, Alban Hasani, etj etj. Pedagogu e opinionisti Artan Shyti. Ishin nga Lezha. Nga Shkodra prinin Gaspër Marku, Gjergj Kola, Admir Uruçi etj, që kishin bërë një organizim famoz në stadiumin “Loro Borici”-Boriqi, Gjeniu i Lacios së Romës të viteve 40 të shekullit të kaluar e 40 vjet me Partizanin si lojtar dhe trajner e trajner i madh i përfaqësueses shqiptare, shkodrani i madhërishëm- me tinguj klasikë, foto, kurora lulesh gjithëfarë ngjyrash… Zhivani ishte një punëtor i madh, që mendonte e punonte për familjen e tij dhe blatonte për të tjerët, shokët dhe miqtë e tij të shumtë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Korçë, Elbasan, Tiranë , Elbasan, Vlorë, Prishtinë, Shkup, Gostivar, Tetovë, Gjermani (vëllezërit “Tajson” nga Bulqiza që ndritën Shqipërinë në të gjithë botën me gjerdanët e artë Pirg), Britania e Madhe, Italia e gjetkë vetëm mirësi, dashuri, vërtetësi, gaz e buzëqeshje që vetëm ai mund të dhuronte. Pa mëdyshje. Pa urrejtje, pa hakmarrje, pa vesësi që ka jo pak bota e sotme. Ai, pra Mejdani shoku im i shtrenjtë kish lindur për të jetuar shumë shkurt në këtë botë, por për tu mos harruar kurrë nga shqiptarët, të cilët patën fatin ta njohin. Edhe ato që nuk mbërritën të “thureshin” me fjalë me të. Dhe ai që gëzimfjalët i “ bënte tezgjah” me aq ngrohtësi e zgjuarsi. Menduar thellë në mendjen e tij. Ai nuk dinte një herë të mburrej, por si një milingonë supërpuntore arriti me shumë sakrifica e mund- bëri të pamundshmen të mundshme, një djalosh nga Nikaj Mërturi, i biri i Kolës që një pikë loti nuk e qiti në mortin e madh në varret e Kishës dinjitive katolike të Shkodrës, ku prehen martirë e figura të shquara të kombit shqiptar, duke na kujtuar pamposhtësinë e shqiptarit në shekuj, një 18-vjeçar që vjen në Universitetin e Shkodrës- të ngjiste shkallët e karrierës gazetareske në televizionet, radion e gazetat e Shkodrës që 23 vjeç, e më pas në gazetat prestigjioze të Tiranës e në Radio Televizionin Publik Shqiptar që është zor për tu arritur edhe nga të rinjtë e të rejat shumë të kulturuar e plot gjuhë të huaja të kryeqytetit të “akullt” të shqiptarëve.

Jepte mendime konkrete të bazuara, fine e me ritëm artistiko-letrar të këndshëm, për problemet sportive kombëtare e ndërkombëtare dhe sidomos për të “dashurën” e tij të vetme e të përjetshme, FUTBOLLIN. Mejdani rendte tek Tirana, Kukësi, Shkodra e Vllaznia e tij e dashur – ish-futbollistë e futbollistë të saj Zhega, Bizi, Rragami, Hoxha, Elvin Beqiri, Hysen Zmijani, Bardh Jera, Ferit Borshi, Luan Vukatana, Astrit Hafizi etj,- me të vetmen dëshirë e pasion, për të zbuluar risinë apo novitetet, lajmin më të mirë apo portretin e javës. Fëmijën, të riun dhe të rriturit, sportistë, Ali Bushatin, Renato Radojën, Refik Vorfën, Korab Llazanin, Baton, Cinin, Kalanë, Fistanin, Dizdarët, doktorin Zyhdi Coba…- futbollistë, gjeneralët e sportit shkodranë. Panteonin e sportit! Në këtë orë të natës së përtejme të 11 dhjetorit, ku gjumi e dremitja kishin marrë arratinë nga dhimbja e madhe për një mik të madh e shok të shtrenjtë,-e përsëris 37 motesh e shkruesi i këtyre radhëve është 58- që vrapoi drejt parajsës shumë shpejt, u ula me detyrim moral e shoqëror, për të shkruajtur këto pak rreshta për Mejdanin, bashkëshorten e tij burrneshë, për fëmijët e tij të veckël, që ndonëse nuk do ta kenë babanë e tyre të shtrenjtë, do të mësojnë për tu bërë të shkëlqyer si babai i tyre. Tek stadiumi ishin shumë njerëz, radhë e madhe për nderim. Ishte gjithë ekipi i Vllaznisë me trajnerin italian Ranieri në krye. Shumë djem e vajza sportiste shkodrane, ushtarakë të shumtë, shkodranë të shumtë. Shumë shumë… Binte shi. Edhe në varreza ra shi. Prifti bëri meshën liturgjike ku merrnin pjesë të tre besimet fetare. Mu kujtua liturgjia e Kostandiopojës në vitin 1453 ku të krishterë, ortodoksë e myslimanë u bashkuan… Ne kemi shekuj që troshitemi në një. U prefsh në paqe o Mejdan Zhivani.  

SHKARKO APP