Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, merr pjesë edhe kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti që po mbahen në teatrin “Petro Marko”, në Vlorë.
Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën, pasditen e së shtunës, në moshën 40-vjeçare, pas një aksideti me motor në plazhin e Porto Novës, në Zvërnec.
Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar ngjarjet nga qarku i Vlorës. Për vite me radhë, Mehmeti ishte fytyra dhe zëri që solli në ekranin e News24 ngjarjet më të rëndësishme të jugut të vendit, nga kronika e zezë te operacionet policore, zhvillimet sociale, politike dhe turistike. Ai njihej për praninë e menjëhershme në vendngjarje, raportimet ekskluzive dhe këmbënguljen për të sjellë informacionin e verifikuar, edhe në situata të vështira.
Ai iu bashkua News24 që në ditët e para të themelimit të televizionit, duke raportuar me përkushtim dhe profesionalizëm për ngjarjet e ndodhura në qytetin e Vlorës, nga kronika e zezë, operacionet e bujshme policore, problematikat sociale, turizmi etj.,
Më herët edhe kreu i PD, Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Blushi dhanë mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

