Homazhet për Servet Pëllumbin, Rama: Kishim antipati reciproke, por ishte mësim i çmuar në rrugëtimin tim

Kryeministri i vendit, Edi Rama nga homazhet për Servet Pëllumbin, ka kujtuar se si njihej me ish-kryetarin e Kuvendit. Ai tha se në fillim mes të dyve kishte pasur antipati në distancë, ndërsa pasi ishin takuar nga afër, marrëdhënia e tyre kishte ndryshuar.

“E kam njohur pak dhe nga larg. Marrëdhënia ime me të është marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe simpati reciproke në vijim. E kam parë të shfaqet ne sytë e mi, profesori përfaqësonte diçka që unë nuk simpatizoja. Konservator, dhe marksis-leninist. Ka qenë një nga mësimet më të çmuara në këtë rrugëtim timin, përballja me realitetin e një njeriu përtej etiketimeve dhe korrnizimeve. Kam njohur një njeri shumë progresist, dashamirës ndaj kujtdo që përpiqet të bëjë diçka ndryshe. Ishte njeri solidar me mua që befasisht shfaqej në ekranin e celularit tim në mënyrë të papritur, duke më çuar fjalë inkurajuese dhe duke më ndihmuar të shoh se përtej momentit të vështirë dhe atyre që dukeshin. Më erdhi e papritur se isha mësuar me profesorin. Mendoja se ai do të ecte gjithmonë.

Në ato pak raste kur e kam takuar, e gjeja gjithmonë në formë dhe gjithmonë të dëshiruar për të folur për ato tema që kishte përzemër. Me rëndësi është ajo çka lë pas. Kush e njohu do e kujtojë si një burrë të mirë, të ndershëm, të mençur dhe si një burrë babaxhan. Kështu uroj ta kujtojnë jo vetëm djemtë, por dhe mbesat e nipërit dhe të afërmit e tjerë, duke shprehur me dhimbje dhe urimin që të prehet i qetë në paqe, siç e ka merituar me jetën dhe kujtimin që lë pas.”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?