Horoskopi, 10 Dhjetor 2014

Sot do te dini te buzeqeshni dhe me gjerat e keqia qe mund t`ju ndodhin. Tregoni kujdes te mos merret si indiferentizem gjithe kjo qe ju po beni.

Demi ( 21 Prill – 20 Maj)

Do te ndiqni me kuriozitet zhvillimet e reja qe po ndodhin ne jeten e dikujt tjeter. Nese e shikoni qe beheni me shume kurioze sec duhet hiqni dore perpara se te jete vone.

Binjaket (21 Maj – 21 Qershor)

Sot jeni me shume xhentile sec duhet. Ka persona qe nuk ju konsiderojne aq mik sa mund t`ju duket juve keshtu qe nuk keni pse beni ndere aty ku nuk ju njihen.

Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)

Interesat tuaja per fushat e ndryshme te jetes jane duke u zgjeruar.Por tregoni kujdes te mos anashkaloni dhe gjerat qe kane qene deri tani jetike per ju.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

Duhet te filloni nje strategji te re veprimi dhe te kerkoni me shume nivel ne punen tuaj nese doni qe te mposhtni rivalet e shumte qe ju rrethojne.

Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)

Kohet e fundit ju ka ndodhur shpesh te hiqni dore nga dicka pa provuar as qe ta keni. Eshte momenti te nxirrni ne pah karakterin tuaj te vertete.

Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)

Cdo gje sot do te varet nga aftesia juaj per te parashikuar ngjarjet qe do te ndodhin dhe menyra se si mund t`i pershtasni me realitetin.

Akrepi (24 Tetor – 22 Nentor)

Edhe mbeshtetesit tuaj me te besuar kane shprehur dyshime lidhur me nje iniciative tuajen. Do te beni dicka qe nuk eshte ne natyren tuaj duke nderpere cdo lidhje me ta.

Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)

Endrrat tuaja jane bere aq shume pjese e jetes suaj, saqe po ju pengojne te merrni pergjegjesite qe keni ne jeten tuaj te perditshme.

Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)

Jeni ne nje gjendje te veshtire shpirteror edhe e reflektoni shume mire dhe jashte. Merruni me dicka qe ju pelqen per te mos lene qe t`ju mposhte merzia.

Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)

Sot keni deshire te shkoni diku dhe pasdite do t`ju jepet mundesia per ta bere kete realitet. Eshte dikush qe do te shprehe deshiren per t`ju shoqeruar.

Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)

Keni per te marre pjese ne nje projekt qe eshte ne prag falimentimi. Nderhyrja juaj do te jete mjaft frytdhenese per te shpetuar punen e te tjereve.

SHKARKO APP