Horoskopi, 18 janar 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Konfuzioni i brendshëm midis ndjenjës dhe arsyes sot nuk do t’ju lërë të qetë ju të dashuruarve. Beqarët do realizojnë takime të veçanta, por nuk do jenë të vendosur.

Demi 21/4 – 21/5

Ditë e ngjeshur përsa i përket anës profesionale. Familja dhe partneri do t’ju mirëkuptojnë dhe do t’ju lënë të qetë të përqendroheni në punë. Financat do arrini t’i menaxhoni.

Binjakët 22/5 – 21/6

Sot ndjenjat tuaja do të jenë të kundërta nga ato të partnerit/es. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe për shuamë prej tyre priten ndryshime rrënjësore.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Disa situata të komplikuara nuk do ta prishin rrjedhën e ditës që do të vazhdojë të jetë e qetë për ju të dashuruarit dhe pa ndonjë zhvillim të rëndësishëm.

Luani 23/7 – 21/8

Njerëz që kanë ikur larg jush dhe mendimeve tuaja befas do të bëhen të gjallë. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri, prandaj bëjnë mirë të mos marrin hapa për të ndryshuar statusin.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Kjo nuk është një nga ato ditët më të mira për t’u shënuar në kalendar për ju të dashuruarit. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria deklaratat që do marrin sot nuk do i refuzojnë dot.

Peshorja 24/9 – 23/10

Edhe pse sot nuk do të shkëlqeni në komunikim do të dini të vini pikat mbi i. Beqarët jo vetëm që do realizojnë takime, por ato do jenë interesante dhe mund të përfundojnë edhe me lidhje.

Akrepi 24/10 – 22/11

Një ditë domethënëse në jetën tuaj sentimentale. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe do kenë një ditë plot ngjyra dhe emocione. Në planin financiar do vazhdoni të gjendeni në situatë të vështirë.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Dyluftimi i planetëve në shenjen tuaj do t’ju bëjë që të jeni disi të turbullt në marrjen e vendimeve ju të dashuruarve. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri. Financat do jenë me fat, do arrini t’i mbani nën kontroll.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Sot puna do t’ju duket mjaft e mërzitshme. Mund të keni probleme. Beqarët duhet të tregohen më të duruar sepse vetëm ashtu do mund të gjejnë personin e duhur. Në planin financiar çdo gjë ka për të ecur më së miri .

Ujori 21/1 – 19/2

Në çdo situatë ju do të ndiheni të rëndësishëm sot. Beqarët do kenë një jetë mjaft aktive dhe të mbushur me njohje të reja të cilat do sjellin ndryshime rrënjësore. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur.

Peshqit 20/2 – 20/3

Raportet dashurore sot nuk do të jenë në kulmin e tyre. Beqarët do njohin persona interesantë dhe do tërhiqen shumë nga ata sa do fillojnë të mendojnë edhe për lidhje.

SHKARKO APP