Horoskopi, 28 janar 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Duhet të filloni të merrni vendime, që duhet të pranohen edhe nga partneri/ja. Beqarët do marrin ftesa të shumta për takime. Financat do jenë të qëndrueshme, nuk do keni probleme.

Demi 21/4 – 21/5

Jeni të preokupuar shumë me çështjet e punës dhe nuk po i kushtoni rëndësi vlerave afektive në jetën tuaj. Beqarët bëjnë mirë që t’i marrin seriozisht ftesat.

Binjakët 22/5 – 21/6

Edhe pse mënyra juaj e komunikimit nuk do të pëlqehet shumë nga njeriu juaj i zemrës sot, vazhdoni të jeni korrektë dhe të sinqertë në ato që thoni.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Të jepni ultimatum sot mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për të vendosur autoritetin tuaj në marrëdhënien tuaj në çift. Financat do varen nga menaxhimi.

Luani 23/7 – 21/8

Në të ardhmen partneri/ja do t’ju fajësojë për një vendim që nuk e morët në kohën e duhur. Beqarët do jenë të vendosur për të ndryshuar statusin e tyre. Në planin financiar nuk do keni probleme.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Nuk është e nevojshme që të tjerët, përfshi edhe partnerin/en t’ju tregojnë rrugën sot. Beqarët duhet të tregohen më me këmbë në tokë. Në planin financiar bëni mirë t’i kryeni shpenzimet me maturi.

Peshorja 24/9 – 23/10

Të jeni krenarë sot do të sjellë pasoja në pozicionin tuaj të punës dhe në dashuri. Beqarët do realizojnë takime interesante sot. Edhe në planin financiar do jetë një ditë me fat.

Akrepi 24/10 – 22/11

Mos mendoni sot se si të hakmerreni ndaj një rivalit tuaj. Beqarët edhe pse do tërhiqen pa masë nga një person që do takojnë bëjnë mirë t’i hedhin hapat një nga një. Financat do jenë shumë të mira.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Sot do të vendoseni përballë situatave të ndryshme që duhet t’i jepni zgjidhje të shpejtë. Beqarët duhet t’i shfrytëzojnë të gjitha takimet. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Po vini në vështirësi këdo që ju qëndron pranë dhe do të vijë një moment që durimi do të soset. Beqarët do tregohen mjaft joshës në takimet që do realizojnë. Financat do jenë të mira.

Ujori 21/1 – 19/2

Provoni t’i ngjisni një nga një shkallët e suksesit. Beqarët nuk do e kenë shumë mendjen te dashuria, por do t’ju rrahë fort zemra. Financat nuk do kenë probleme, por gjithsesi duhet maturi në shpenzime.

Peshqit 20/2 – 20/3

Në të shkuarën tuaj keni realizuar atë që keni dashur. Beqarët do kenë vetëm aventura kalimtare. Në planin financiar do arrini ta mbani situatën nën kontroll.

SHKARKO APP