Horoskopi, 30 janar 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Gjatë kësaj dite do të takoni një person me të cilin keni kohë që jeni shkëputur. Në fushën e ndjenjave intensiteti në çift do jetë në nivel maksimal. Shijoni momentin. Gjendja financiare paraqitet e qëndrueshme.

Demi 21/4 – 21/5

Gjatë kësaj fundjave do të pëlqeni të punoni në vend që të pushoni, për shkak të një arritje profesionale që është fare pranë. Kjo ditë do të jetë e paharrueshme sa i përket dashurisë. Kujdes me financat.

Binjakët 22/5 – 21/6

Në këtë ditë krijimtaria juaj do të vihet në qendër të vëmendjes së miqve dhe shoqërisë. Në fush- ën e ndjenjave do të ketë risi dhe do të merrni atë që dëshironi.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Gjatë kësaj dite, Hëna do t’iu favorizojë pa masë dhe do t’iu ndihmojë të jeni në qendër të vë- mendjes. Nëse jeni vetëm, kjo ditë është e duhura për të qëlluar në shenjë.

Luani 23/7 – 21/8

Në këtë të shtunë do të dalë jashtë ana më e keqe e juaja, duke u paragjykuar nga të tjerët. Mundësojini vetes momente argëtimi për të përmirësuar moralin.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Do të jeni të mbushur plot me energji dhe do të kaloni situata vërtetë argëtuese. Në dashuri, raporti në çift ka nevojë të normalizohet.

Peshorja 24/9 – 23/10

Përfitoni nga kjo e shtunë për të planifikuar më së miri çështjet e punës. Në fushën e ndjenjave më në fund do të rigjeni qetësinë.

Akrepi 24/10 – 22/11

Më në fund do mund t’i lejoni vetes luksin për t’u shkëputur plotësisht nga angazhimet e përditshme. Në raportin në çift, pritet një acarim i fuqishëm.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Gjatë kësaj dite do të ftoheni nga një mik në një aktivitet zbavitës dhe do të kënaqeni. Në fushën personale, prej kohësh ushqeni një ambicie por vështirë që ta arrini.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Kjo fundjavë do i dedikohet më së shumti relaksit dhe do mund të merreni me një pasion tuajin. Kushtojuni më shumë kohë miqve tuaj më të dashur.

Ujori 21/1 – 19/2

Në këtë ditë do e gjeni veten përballë dy mundësive dhe do e keni vështirë që të bë- ni zgjedhjen e dunur. Sa i takon dashurisë, dita do të jetë e kënaqshme.

Peshqit 20/2 – 20/3

Do të jeni të angazhuar në shumë çështje profesionale dhe më në fund do të vijë shpërblimi që prisnit. Nëse jeni vetëm, para jush do të shfaqet një mundësi shumë e mirë.

SHKARKO APP