Horoskopi, 31 janar 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Sot dita nis e qetë dhe në punë keni një bashkëpunim shumë të mirë me kolegët tuaj. Beqarët më mirë të tregohen realistë dhe të jenë me këmbë në tokë. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Demi 21/4 – 21/5

Priten lëvizje të mëdha në fushën e dashurisë për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Beqarët do realizojnë takime interesante. Financat do jenë të mira, fati do jetë me ju.

Binjakët 22/5 – 21/6

Sot e keni me shumë siklet të çoheni të përgatiteni për në punë. Beqarët nuk do kenë aspak fat në dashuri dhe nuk do ja dalin dot të bëjnë për vete personin që pëlqejnë.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Jeni racionalë sot në ato që ndodhin dhe e kuptoni që jo gjithmonë njerëzit tuaj të afërt kanë të drejtë. Mundohuni t’i ndani idetë tuaj edhe me partnerin/en.

Luani 23/7 – 21/8

Dita e sotme është e ndarë në dy pjesë, mëngjesi ju gjen sa më praktikë dhe me këmbë në tokë, ndërsa mbrëmja është euforike në prani të partnerit/es. Financat do jenë të mira.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Keni qejf të rrini në shoqëri të mirë sot dhe në mbrëmje mbase të lexoni një libër të bukur. Beqarët do realizojnë takime pa fund gjatë ditës së sotme. Financat do jenë me fat sot.

Peshorja 24/9 – 23/10

Mendoni se sot jeni zgjuar pa asnjë interes dhe disi të plogësht. Me fillimin e ditës do të shikoni që gjithçka do të ndryshojë. Beqarët do vazhdojnë të mbeten ende me vetminë e tyre sot.

Akrepi 24/10 – 22/11

Sot ndjeheni vetëm dhe kjo gjë po ju rëndon psikologjikisht. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria. Në planin financiar situatën do e keni nën kontroll.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Një zhvillim i papritur sot premton ndryshime radikale në jetën tuaj në çift. Beqarët nuk duhet të mbyllen në vetvete nëse nuk duan të qëndrojnë më të vetmuar. Financat nuk do jenë të këqija.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Të gjithë vëmendjen tuaj sot do ta marrë mbrëmja. Beqarët do humbasin mundësi të mira për të ndryshuar statusin. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Ujori 21/1 – 19/2

Sot për siguri, po qëndroni larg ndjenjave. Partneri/ja po ndikon tek ju në çdo moment të ditës por akoma nuk po e pranoni dot këtë. Beqarët do takojnë një person me të cilin do ndjehen mirë.

Peshqit 20/2 – 20/3

Po luani rolin e viktimës kur në të vërtetë ju nuk jeni të tillë. Beqarët do tregohen mjaft joshës në takimet që do realizojnë. Financat nuk do jenë problematike.

SHKARKO APP