Horoskopi, 4 prill 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Është i ditur fakti që jeni shumë kokëfortë dhe që doni gjithmonë të komandoni. Në vend që të krijoni pakënaqësi, mund të tentoni të bashkëpunoni.

Demi 21/4 – 21/5

Nis një javë e cila do të çojë drejt një ndryshimi të rëndësishëm. Mos u druani të nisni një rrugë të re. Mundohuni të gjeni disa pika referimi dhe do të jeni të gatshëm të shfaqni veten.

Binjakët 22/5 – 21/6

Prania e Hënës në shenjën tuaj ju bën kureshtarë dhe të fortë, sidomos për sa i përket disa përballjeve profesionale. Në dashuri duhet t’i qartësoni më mirë gjëra.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Në dashuri nuk duhet të nxitoheni, sidomos ndaj partnerit tuaj. Ky është një moment shumë premtues, por vetëm nëse do arrini të gjeni kompromisin në çift.

Luani 23/7 – 21/8

Kohëve të fundit duhet jeni shumë të kujdesshëm ndaj imazhit tuaj, sidomos nëse keni mundësi që t’iu rritet përgjegjësia në punë. Gjithsesi mos lejoni që t’iu pushtojë ankthi.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Mund të çoni përpara disa transaksione të rëndësishme për karrierën tuaj. Megjithatë bëni kujdes ndaj vendimeve që do të merrni, para se të japin rezultate.

Peshorja 24/9 – 23/10

Do të ketë disa debate, të cilat duhet t’i sheshoni. Ndryshime të rëndësishme priten edhe në dashuri, mes tyre edhe takime të rastësishme që mund të shndërrohen në diçka më shumë.

Akrepi 24/10 – 22/11

Jeni shumë të tensionuar dhe kjo gjë mund t’iu bëjë tejet agresiv, sidomos në punë. Nga ana tjetër e dini mirë që nuk do ju mungojë intuita dhe do të arrini të gjeni zgjidhje të shkëlqyera.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Bashkëpunëtorët tuaj do ju shohin shumë të heshtur dhe rezervuar, ndoshta sepse ka disa limite që duhet t’i respektoni në mënyrë absolute. Gjithsesi, mbyllja juaj mund të ndikojë në një rënie tuaj emocionale.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Kohët e fundit jeni treguar tej mase të kujdesshëm, aq sa mund të humbni mundësi të jashtëzakonshme në dashuri ose në karrierë. Kushtojini më shumë kujdes ambientit që ju rrethon.

Ujori 21/1 – 19/2

Do të ndiheni të lodhur nga rutina dhe gjithë çfarë dëshironi të bëni është të ndryshoni jetën tuaj. Keni qenë gjithmonë aktiv dhe dinamik, ndaj në këtë periudhë duhet të organizoni strategjinë tuaja.

Peshqit 20/2 – 20/3

Para jush do të shfaqet një ditë kaotike, e cila do të jetë e mbushur me takime të shumta, marrëveshje dhe transaksione të larmishme. Do të jeni të rraskapitur, por në mbrëmje të rigjeni qetësi.

SHKARKO APP