Horoskopi, 5 janar 2015
Çdo përpjekje e juaja ditën e 5 Janarit do të rezultoj e suksesshme, pasi çdo lëvizje e juaja do të pasohet me një mbështetje nga miqtë afër jush. Do të jenë pikërisht orët e para të mëngjezit të cilat do t’ju inkurajojnë për ta pasur një ditë produktive e cila do të vazhdoj më të njëjtin intensitet deri ne mbrmje, për të gjitha shenjat, në një mënyrë apo në një tjetër!
Dashi
Aktivitetetet e ditës së sotme do të jenë të pakëta. Kjo mund të ndodh sepse ju keni vendosur ta nisni javën duke programuar listën e gjërave që do të bëni. Me shumë mundësi do të bini pre e një rrethi vicioz mbushur me kujtime të së shkuarës. Ndoshta do të jetë disi e vështirë për ti bërë ballë, por e rëndësishmë është se jeni tepër të aftësuar për ti përballuar i vetëm të gjitha.
Demi
Shenja e Demit sot do të gjendet e heshtur në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen. Nëse dëshironi që qëllimet tuaja të zbatohen sa më shpejtë, atëherë i diskutoni ato me një person që ju i besoni dhe do të merrni prej tij këshillat më të vërteta për realizimin e qëllimeve tuaja. Është dita më e mrekullueshmë për të kaluar kohë me miqtë tuaj.
Binjakët
Të dashur binjakë, sot duhet të kuptoni se fantazitë tuaja nuk do t’ju ndihmojnë aspak të arrini aty ku dëshironi të shkoni. Nëse keni në mëndje diçka, atëherë përballuni konkretisht duke lënë imagjinatën mënjanë. Kjo e hënë do t’ju jap më shumë mundësi se sa mendoni për zhvilluar idetë tuaja në mënyrë të tillë që do t’ju sjellin mjaftë të ardhura.
Gaforrja
Sot nuk do të jetë një ditë shumë aktive për gaforren. Ajo që vlen të përmendet është se asgjë dhe askush nuk do t’ju bëj të humbisni terren edhe pse mund të ndiheni të pafuqishëm. Duhet të dini se respekti dhe dashuria që ka rrethi juaj shoqëror dhe familja për ju, vlen më shumë se gjithçka tjetër.
Luani
Mos u dorëzo i dashur Luan! Rrethi vicioz i problemeve tuaja të fundit, nuk do t’ju bëj gjë tjetër veçëse më të forte. Mëso nga gabimet në të kaluarën dhe sistemoni përvojat që ju keni marr, do t’ju ndohmojnë shumë. Bëni kujdes në trajtimin e problemeve që mund të keni. Kjo është një periudhë e mirë për të disiplinuar gjëndjen tuaj shpirtërore.
Virgjëresha
Dita do të jetë shumë e favorshme për të gjithë ata që janë në një lidhje me një rutinë normale. Të përbashkëtat që ju keni në çift do t’ju ndihmojnë të zbuloni dëshirat e njëri-tjetrit duke ju dhnë mundësinë të ndjeheni çifti ideal. Nëse gjërat shkojnë ndryshe, përdorni intuitën tuaj për të kuptuar më mirë ndjenjat në çift dhe atë çfarë mund të ndryshoni.
Peshorja
Dita kur ëndërrat bëhen realitet! Thjesht duhet të nënvlerësoni skepticizmin tuaj e dashur peshore dhe të besoni qoftë edhe një herë të vetme në mrekullinë që pritet të ndodh.
Lëreni imagjinatën tuaj të lirë, por njëkohësisht qëndroni dhe i vërtet. Kjo është dita perfekte për të qënë kreativë, ku mund të dilni në një takim ose të bëni një udhëtim të shkurtër. Nëse mardhënia juaj personale është perfekte atëhere mos humbisni kohë.
Akrepi
Akrepi sot duhet të pranoj dhuratat e jetës për vet faktin sepse ato janë ndryshme nga ato që janë shfaqur deri tani. Për akrepin nuk është e këshillueshmë të krijojë shoqëri të reja menjëherë. Përqëndrohu tëk familja i dashur akrep, tek kolegët si dhe tek miqtë e vjetër. Këta janë pikërisht njerëzit që kanë nevojë të impresionohen nga ty.
Shigjetari
Duket se dita do të filloj në mënyrën më të mirë të mundshmë. Vështirësitë që keni pasur vitin e kaluar ju kanë dhënë një mësim të mirë dhe pikërisht sot është momenti që ti vendosni në jetë në situata të caktuara. Mbrëmja ka permisa për të qënë e këndshmë nëse do të jeni të hapur ndaj ftesave që do t’ju bëhen.
Bricjapi
Mos mendoni se kjo ditë do të jetë pushim apo reflektim! Kjo është dita kur ju duhet të filloni me veprimtarinë e jetës tuaj. Ju jeni piloti i vetes tuaj, dhe drejtoni në përputhje me qëllimet tuaja. Nëse jeni një bricjap i vërtet, ju nuk do të humbisni asnjë shans për të bërë progres në planet tuaja.
Ujori
Mesa duket këtë të hënë Ujori do të vij me disa mënyra tepër efiçente të cilat do të zgjidhin më së miri problemet financiare. Por nëse vendosni të bëni pazar, më përpra bëni një listë të gjërave që duhet të blini. Mos kini frikë nga prishja e ekuilibrit financiar, ju dini se si ta vendosni përsëri balancën.
Peshqit
Sot do të jetë duke trokitur “fati i mirë” në dyert e peshqëve. Ky është pikërisht momenti perfekt për të shijuar jetën. Cdo kthesë e ngjarjeve në momentet e fundit do të sjellë shumë surpriza… Ndërkohë kritikat e marra nga kolegët tuaj do t’ju japin mundësinë të zbuloni talente të fshehura brenda jush.