Horoskopi, 6 janar 2015

Dashi

 

Mundohuni të qëndroni të disiplinuar dhe të përqëndruar sot. Kjo ndoshta mund të duket një punë e lehtë por thellë është tepër e vështirë. Gjatë gjithë ditës do të rrethoheni nga një ajër i rënduar i cili do të përfundoj në një moment të paparashikuar. Në vend që ta konsideroni si një disavantash përdoreni në të mirë të vetes tuaj, do t’ju ndihmojë të rregulloni kaosin e jetës tuaj.

 

Demi

 

Jeni pikërisht në kohën kur keni mundësi për të bërë përparime të jashtëzakonshme. Këto shpërblime padyshim që duan përpjekje dhe disiplinë dhe pikërisht këto duhet të jenë në fokus të ditës tuaj. Rregulloni emocionet tuaja duke i vendosur ato në vijë dhe ndryshoni situatën që mesa duket duket tepër e zymtë. .

 

Binjakët

 

Përpiquni të jeni sa më të qetë sot të dashur binjakë, në mënyrë që mos të kini probleme me eprorët tuaj.  Merreni lehtë dhe mos u ndikoni nga emocionet negative.  Gjërat jo gjithmonë do të jenë me diell kështu që përpiquni të relaksoheni. Disiplina është ajo që ju mungon për të arritur projekte të mëdha.

 

Gaforrja

 

Do të gjendeni në hapat e parë të ndërtimit të një projekti të ri të madh . . Kjo është periudha që nuk të merret lehtë. Sigurohuni që të jeni duke ndërtuar me tulla dhe jo me kashtë. Gjithashtu mos u drejtoni nga ndjenjat negative, mund t’ju prishin më shumë punë se duhet. Lejoni pozitivitetin t’ju pushtojë.

 

Luani

 

Do të jeni i pushtuar nga ndjesi aspak të këndshme por mos bini pre e ndjesive të tilla. Përqëndrohuni tek projektet tuaja të reja. Duhet të keni gjithashtu parasysh se kjo nuk është dita më e mirë për të pasur simpati ndaj atyre që u rrethojnë.

 

Virgjëresha

 

Njerëzit që do t’ju rrethojnë do të jenë tepër kokëfortë sot, kështu që përpiquni sa më shumë që mos të konfrontoheni me ta. Emocjonet tuaja mund të ndjehen të kufizuara, por e rëndësishme është se ju do dini si ti menaxhoni. Fakti që jeni duke kaluar nga një periudhë në tjetrën, kërkon një mëndje të shëndoshë, kështu që bëni kujdes.

 

 

Peshorja

 

Natyra juaj prej një liridashësi mund të duket e zbehtë sot por mos lejoni t’ju demoralizojë. Gjërat nuk do të jenë në mënyrën e tyre perfekte por kjo nuk është një arsy për tu mërzitur. Ju keni të gjitha mundësitë për të marr vendime.

 

Akrepi

 

Sot është një ditë e madhe për të hequr qafe disa punë të mbetura pezull. Kujdes sepse emocionet tuaja mund të ndjehen pak më shumë negative këtë ditë. Qëndrimi juaj i matur mund t’ju ndihmojnë në bërjen e gjërave praktike të cilat tashmë janë edhe qëllimi juaj. 

 

Shigjetari

 

Ndoshta sot do të ndjeheni të kufizuar, por mos u merakosni, gjërat ndoshta nuk janë edhe aq keq sa duken. Besoni në vetën tuaj.

Marrëdhëniet me të tjerët nuk do të ndodhen në momentin më të mirë të mundshëm, kjo do të thotë se ndjenjat tuaja mund të jenë të pushtuara nga zilia. Kujdes

 

Bricjapi

Emocionet tuaja sot si dhe gjëndja shpirtërore mund të jenë duke u përpjekur tju cojnë poshtë,  dhe kjo është shenja dhe sinjali nga universi se ka vetëm një person që mund t’ju ndihmojë në realizimin e ëndërrave tuaja dhe ai jeni vetëm ju.

 

Ujori

 Sot është dita ku do ndiheni keq për diçka që keni bërë në të kaluarën. Ndërkohë do të jeni vet ju që do të mund të kuptoni se disa gjëra nuk varen nga ju. Do të kuptoni se shumë shpejtë duhet të punoni më shumë për të kapërcyer ndjesi të tilla në një kohë të shkurtër.

 

Peshqit

Ju keni kaluar nëpërmjet një periudhe tepër të madhe të vlerësimit të vetes tuaj. Energjitë e ditës së sotme do t’ju tensionojnë. Dhe do të ndikoheni më shumë pikërisht në zemër, pra në ndjenjat tuaja.  Ju do jeni duke u ndjerë sikur diçka është duke ju mbajtur pas. Në fakt situata nuk është aq keq sa ju mendoni.

SHKARKO APP