Horoskopi, e enjte 18 maj 2017
DASHI
Do ju duhet të kapërceni sot tentencën për të izoluar veten tuaj. Në ambientin e punës do të keni një sjellje paksa pesimiste ndaj iniciativave të reja.
DEMI
Sipas yjeve nuk është momenti i duhur për të marrë vendime që i përkasin të ardhmes tuaj në aspektin profesional. Në aspektin afektiv do të keni një dialog mjaft të mirë me personin që dashuroni.
BINJAKET
Do të jeni të pakënaqur nga puna juaj e derimëtanishme, ku ndjeheni të lodhur e të pamotivuar. Në aspektin afektiv do të ndiheni mjaft komod në shoqërinë e një njohjeje të re.
GAFORRJA
Do të keni fatnë të gjithafushat e jetëstuaj të përditshme. Në punë, në qoftë sekeni nevojë për disandryshime, mundtju paraqiten sot disa mundësiqë keni qenëduke pritur.
LUANI
Impenjimet e shumta në punë nuk ju japin mundësinë për të pasur më shumë kohë të lirë të merreni me ato çka ju dëshironi. Në aspektin afektiv yjet ju këshillojnë të jepni më të mirën për të kaluar një mbremje të këndshme.
VIRGJERESHA
Yjet gjatë ditës së sotme favorizojnë raportet me personat që ju rrethojnë duke i dëgjuar me vëmendje nevojat e tyre. Në aspektin afektiv do të mund të merrni sot një komunikim shumë të rëndësishëm për të ardhmen tuaj.
PESHORJA
Gjatë ditës së sotme duhet të përpiqeni të kuptoni edhe dëshirat e partnerit tuaj. Në ambinetin e punës jo të gjithë personat që keni afër vetes ju përkrahin ndaj bëni kujdes sidomos nga ata që ju bëjnë shumë pyetje.
AKREPI
Gjatë ditës së sotme influencat planetare do ju ndihmojnë të merrni vendime të rëndësishme veçanërisht në vendin tuaj të punës. Në aspektin afektiv do të jeni të shkëlqyer e plot iniciativë.
SHIGJETARI
Do të keni dëshirë të ndiheni të përkëdhelur duke mbajtur një qëndrim paksa kapricoz. Në aspektin professional duhet ë evitoni së qeni të sigurt në vetvete për gjithçka duke marrë përsipër dhe rrisqe. Kujdes!
BRICJAPI
Në aspektin professional do të keni një dëshirë të madhe për të ndryshuar ambient. Në dashuri nëse jeni singëll do të keni mudnësi sot të takoni një person mjaft interesant e të veçantë duke kaluar një mbrëmje të bukur.
UJORI
Gjatë ditës së sotme yjet ju këshillojnë ti analizoni mirë gjërat përpara se të vendosni firmën për impenjime të ndryshme e të rëndësishme që ecin në kohë. Në aspektin afektiv do të jeni në qendër të vëmendjes së partnerit për gjithçka.
PESHQIT
Do ju duhet të përpiqeni të rregulloni një situatë të sikletshme në ambinetin familjar. Në ambinetin e punës do të jeni mjaft të interesuar për të marrë përsipër detyra të rëndësishme