Horoskopi, e martë 5 maj 2017
DASHI
Duhet të mundoheni me çdo lloj mënyre sot që të ruani qetësinë në jetën tuaj në çift. Mund t’iu duhet të përballeni edhe me disa të afërm për këtë gjë kështu që përgatituni. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe që mund t’i lëndojnë vetëm e vetëm që ta ndryshojnë statusin.
DEMI
Partneri do ju bëjë dhurata dhe surpriza fantastike gjatë kësaj dite. Do ndiheni aq mire saqë nuk do e besoni se gjithçka po e përjetoni në realitet. Edhe beqaret do jenë me fat në dashuri dhe jeta e tyre do bëhet më e bukur se më parë. Zemra do ju ndihet plot. Neptuni do ua mbrojë financat gjithë kohës.
BINJAKET
Sot do futeni në një fazë tjetër ju të dashuruarit dhe do ndiheni shumë më mirë pranë atij që keni në zemër. Arsyetimi dhe maturia gjithmonë ju çojnë në rrugën e duhur. Beqarët më mirë le të qëndrojnë edhe pak kohe vetëm sepse njëherë për njëherë nuk priten mundësi të kënaqshme.
GAFORRJA
Nuk do bëni aspak lëshime ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo mund të ndezë herë pas here debate me të. Nëse nuk ndryshoni sjellje keni për të pasur akoma më shumë probleme. Beqaret duhet të mendohen disa herë para se të veprojnë sepse behet fjalë për jetën e tyre.
LUANI
Ditë e qetë, pa probleme, por edhe pa pasion te madh. Bëni ato që do ndjeni dhe mos mendoni aspak për të ardhmen e largët. Beqarët nuk do ndihen mirë me takimet që do realizojnë dhe do preferojnë të qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe. Në planin financiar do kaloni një dite goxha të vështirë.
VIRGJERESHA
Ditë jo e mirë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni shumë striktë dhe shumë xhelozë ndaj partnerit. Për asnjë çast nuk do mbizotërojë qetësia. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe gati për të bërë edhe çmenduri të vogla. Për ta e rëndësishme është të mos jenë vetëm.
PESHORJA
Ditë me shume fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni dhe mund të pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Beqarët do afrohen akoma më shume me disa persona të njohur rishtazi. Lidhja e tyre mund të thellohet edhe më tepër.
AKREPI
Ditë përgjithësisht pozitive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni dhe do dashuroheni qetësisht me atë qe keni ne krah. Beqaret do ndihen mire edhe me statusin qe kane, prandaj nuk do kërkojnë asgjë tjetër me ngulm.
SHIGJETARI
Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift dhe ne disa momente edhe mund te mërziteni. Flisni me partnerin dhe mundohuni te bëni ndonjë ndryshim. Beqaret do jene me te favorizuar dhe mund te kenë ndryshime drastike te statusit.
BRICJAPI
Do keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne disa momente do ndiheni keq. Me mirë qëndroni pak larg njeri-tjetrit dhe reflektoni qetësisht. Beqaret do bëjnë mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë sot. Ne këtë mënyrë do dalin me te fituar.
UJORI
Ditë mjaft pozitive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përgatisni te dy surpriza te njëpasnjëshme për njeri-tjetrin. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, mjafton qe personat t’iu duken interesante dhe te jene te qeshur.
PESHQIT
Ju që jeni në një lidhje ka rrezik te keni një dite rutine sot dhe nuk do ndiheni aspak mire. Beni te pamundurën ta ndryshoni këtë pa filluar problemet e mëdha. Beqaret nga ana tjetër do dine si te joshin dhe do arrijnë me ne fund ta ndryshojnë statusin e tyre.