Horoskopi, e martë 9 maj 2017

Dashi

Do ju duhet të merreni me të njëjtat gjëra në ambientin e punës edhe gjatë kësaj të marte. Në planin afektiv vëmendja e dikujt do t’ju bëjë të ëndërroni. Një këshillë: mos u dorëzoni përpara asnjë vështirësie. Në dashuri do jeni me fat dhe gjërat do marrin një tjetër drejtim si për të dashuruarit ashtu edhe për beqarët.

Demi

Do të ndjeheni në formë të mirë sot, ndoshta sepse ditët e kaluara ju kanë lënë kujtime të bukura. Në ambientin e punës do të përballeni me gjithçka me shumë optimizëm. Beqarët duhet të përfitojnë sa më shumë që të mundin nga mundësitë që do iu jepen për njohje sepse më vonë kanë për t’u penduar.

Binjakët

Gjatë ditës së sotme  duhet të reflektoni mbi faktorë të rëndësishëm që i përkasin  jetës suaj. Në aspektin afektiv do të dini të bëni të lumtur partnerin/en tuaj sot. Në planin financiar do jetë Venusi planeti më i rëndësishëm i cili do ua qartësojë idetë dhe nuk do ju lejojë të gaboni. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin tuaj, do ndjeheni disi pa fuqi.

Gaforrja

Mos u shfaqni shumë impulsivë gjatë ditës së sotme dhe përpiquni të kontrolloni instinktin tuaj. Në ambientin e punës do të jeni të mbushur me energji. Në aspektin afektiv do ti dhuroni momente romantike partnerit/es tuaj. Beqarët do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jetë aq interesant sa ata do të dëshironin.

Luani

Do të jetë një periudhë mjaft e mirë për të krijuar raporte të reja, veçanërisht kjo e martë, si në fushën e dashurisë, ashtu edhe në atë shoqërore. Në ambientin e punës do të jeni mjaft bindës në bisedat tuaja. Me shpenzimet do ju duhet pak më shumë përkujdes dhe maturi në mënyrë që të mos keni tronditje të forta.

Virgjëresha

Në aspektin e punës, do të përfundoni një çështje që e keni lënë pezull prej shumë kohësh. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por as të këqija fare. Në aspektin afektiv, një diskutim me personin që doni do të shkaktojë tension tek ju. Sigurohuni që të ruani qetësinë gjatë kohës që do mundoheni të sqaroni keqkuptimet.

Peshorja

Sot, do të doni të përqendroheni më shumë tek një aventurë, jashtë marrëdhënies tuaj në çift. Në kohë të lirë, duhet t’i dedikoheni më shumë gjërave tuaja personale. Beqarët do marrin disa ftesa të papritura të cilat, do ua ndryshojnë jetën për mirë. Financat do jenë problematike.

Akrepi

Gjatë ditës së sotme nuk do të angazhoheni plotësisht në detyrat tuaja dhe kjo gjë nuk do ju lejojë që të keni një ditë të qetë. Në ambientin e punës do të jeni mjaft të heshtur në vendimet tuaja, kjo do ndikojë për keq në projektet tuaja nga të cilat varen edhe financat. Kujdes edhe me shëndetin, këto ditë do jetë disi delikat.

Shigjetari

Në ambientin e punës do të merrni sot mirënjohje që do ju japin më shumë autonomi dhe përgjegjësi. Gjendja e financave do fillojë të normalizohet pas masave që keni marrë kohët e fundit. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft të ndjeshëm ndaj kërkesave të partnerit/es duke bërë gjithçka për ti ofruar ndihmën tuaj.

Bricjapi

Dikush që do ju rrethojë në ambientin e punës, apo në rrethin e miqësive do ju japë informacione të vlefshme e të nevojshme. Kjo do bëjë që financat të kenë përmirësime të mëdha kështu që mund të përgatiteni edhe për investime të rëndësishme. Në dashuri përpiquni të përdorni mënyrat më pozitive për të marrë akoma më shumë.

Ujori

Duhet të merrni më shumë përgjegjësi dhe të jeni më konkretë. Në ambientin e punës financat tuaj do të jenë të qëndrueshme, pasi me ndihmën e kolegëve do arrini të përfundoni me sukses projektet që keni ndërmarrë. Në planin afektiv edhe gjërat e vogla do ju kënaqin. Shëndeti i mirë.

Peshqit

Këshilla që ju japin yjet gjatë ditës së sotme është të mos nxitoni në zgjidhjen e disa problemeve në fusha të ndryshme me të cilat do përballeni gjatë kësaj të marte. Në ambientin e punës nuk do ju duhet të prisni akoma për të marrë përgjigjet që prisni. Nëse jeni pak më shumë këmbëngulës do ja dilni mbanë.

SHKARKO APP