Horoskopi, e premte 5 maj 2017
DASHI 21/3 – 20/4
Kjo e premte do të jetë një ditë mjaft pozitive për ju dhe do arrini të përmbushni një pjesë të objektivave. Beqarët do marrin propozimet që kanë pritur kaq kohë.
DEMI 21/4 – 21/5
Momentet e mira sot do të ndërthuren edhe me ato të vështirat. Ata që janë në një lidhje do kenë goxha momente pasionante dhe emocionuese. Beqarët do kenë ditën ideale për takime.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Një ditë plot ngjyra do jetë kjo e premte për të gjithë, por siç do ekzistojnë nuancat e këndshme nuk do mungojë as grija dhe e zeza. Në punë duhet të jeni më të vëmendshëm.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Gjatë kësaj dite do i përkushtoheni më shumë se kurrë jetës tuaj në çift ju të dashuruarit dhe do lini çdo gjë tjetër pas dore. Në punë nuk duhet të dorëzoheni lehtë.
LUANI 23/7 – 21/8
Orët e para të ditës do jenë pozitive dhe aspak problematike, ndërkohë që më pas atmosfera do fillojë të ndryshojë dhe do lindin mosmarrëveshje. Beqarët duhet të zgjerojnë rrethin e miqësisë.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Sot duhet patjetër të shmangni çdo lloj debati apo mosmarrëveshjeje me ata që keni në krah ose me të afërmit. Financat do jenë problematike, por do normalizohet.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj gjëje që gjithçka të ece sa më mirë. Financat kanë për të qenë goxha delikate. Në punë do gjendeni përballë vështirësive, por do ja dilni mbanë.
AKREPI 24/10 – 22/11
Kjo ka për të qenë një ditë përgjithësisht pozitive dhe pa probleme për ju. Beqarët do përballen me sfida goxha të vështira vetëm për ta tërhequr pas vetes personin që pëlqejnë.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Sot dielli do e ngrohë jetën tuaj dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Në planin financiar me zor do arrini të mbani ekuilibrin sepse nuk do e përmbani dot veten për të kryer shpenzime.
BRICjAPI 23/12 – 20/1
Ditë e mbushur me vështirësi dhe pengje do jetë kjo e premte për ju. Shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm. Shumë persona do ju dalin kundër dhe do ju pengojnë në synimet tuaja.
UJORI 21/1 – 19/2
Gjysma e parë e ditës do të jetë fantastike. Jeta sociale do të jetë dinamike dhe favorizuese për çdo projekt familjar. Gjysma e dytë do të karakterizohet nga disa qejfmbetje. Përballojini gjërat me qetësi.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Kjo e premte do të jetë një ditë me ulje dhe ngritje humori. Do të përjetoni situata të favorshme, por të papriturat mund t’iu bëjnë nervozë shumë lehtë. Mos humbni kurajën