Horoskopi, e premte 9 qershor 2017

DASHI

Në këtë fundjavë jeni të influencuar nga ndikimet planetare mjaftë pozitive, sidomos në raportet sociale. Në dashuri, duhet të bëni kujdes nga xhelozia e tepërt.

DEMI

Në këtë, në aspektin afektiv, do të kaloni momente të bukura pranë partnerit tuaj, kjo falë tij. Do të takoni shumë nga miqtë tuaj dhe kjo do t’ju bëjë të kaloni një mbrëmje të veçantë.

BINJAKËT

Sot, do ti dedikoheni më shumë sportit tuaj të preferuar, duke u shoqëruar nga personat tuaj të dashur. Një ditë fantastike cilësohet në çift.

GAFORRJA

Në aspektin afektiv, do të jetë një ditë e mbushur me harmoni dhe qetësi shpirtërore. Në kohë të lirë, do të merrni një vendim të rëndësishëm. Dëgjoni atë që ka më shumë eksperiencë.

LUANI

Sot, do të jeni pak misterioz, dhe është e nevojshme për të pasur kujdes nga ndonjë person që është i interesuar të zbulojë pak nga misteri juaj. Në kohë të lirë përfitoni nga fundjava, për të bërë ndonjë udhëtim të gjatë argëtues.

VIRGJËRESHA

Do t’ju vijë një mundësi e mirë ekonomike dhe ju do të organizoni një udhëtim të këndshme me njerëzit tuaj të dashur. Aspekti afektiv cilësohet i mirë.
PESHORJA

Në aspektin afektiv bëni kujdes, pasi mund t’ju dal një sekret i vogël në lidhje me partnerin tuaj. Kohën e lirë shfrytëzoheni me miqtë tuaj më të mirë.

AKREPI

Këtë fundjavë, do të kaloni kohën e lirë pranë familjes suaj. Në kohë të lirë do të keni shumë fat në zgjidhjen e problemeve.

SHIGJETARI

Partneri juaj do jetë shume i ëmbël dhe i qetë me ju sot, do t’ju qëndrojë pranë në çdo moment. Në aspektin profesional, keni nevojë për të pushuar disa ditë, për të rikuperuar forcat që keni humbur gjatë javës.

BRICJAPI

Në këtë fundjavë, do të keni disa keqkuptime të vogla me partnerin, keni nevojë të këshilloheni nga persona që ju duan me të vërtet. Jetojeni këtë ditë ashtu siç ju vjen.

UJORI

Këtë fundjavë do t’ia dedikoni partnerit tuaj, do të fantazoni shumë në lidhjen tuaj intime. Nuk është ditë e mirë për takime miqësore.

PESHQIT

Do të keni mungesë dëshirë për të lëvizur nga shtëpia sot, kjo si pasojë e ndikimit negativ të yjeve. Qëndroni pranë njerëzve tuaj të dashur.

SHKARKO APP