Horoskopi, e shtunë 10 qershor 2017

DASHI 21/3 – 20/4

Qysh në orët e para të mëngjesit mund të ndiheni nervoz dhe të tensionuar. Në dashuri, pritet një kthesë pozitive, si për çiftet asht edhe për beqarët. Kujdes me shëndetin.

DEMI 21/4 – 21/5

Është një moment shumë i mirë për t’ia nisur nga e para me ide të reja për karrierën tuaj. Edhe në dashuri, është një mundësi e mirë për të rindezur pasionin me partnerin/en. Beqarët bëjnë mirë të presin dhe pak.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Do të ndiheni të lirë për të çuar përpara aktivitete të reja krijuese, pasi do jetë pikërisht këmbëngulja juaj ajo që do ju japë rezultate të shkëlqyera. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Dini si të jeni gjithmonë seriozë dhe efikas në punë, por gjatë kësaj dite do të jeni të hutuar. Ka ardhur momenti që të nisni të mendoni për avancimin e lidhjes, pse jo dhe bashkëjetesës.

LUANI 23/7 – 21/8

Përpara se të nisni projekte dhe iniciativa të reja, mundohuni të mendoni se çfarë është më mirë për ju dhe karrierën tuaj. Beqarët bëjnë mirë t’i marrin më seriozisht ftesat për takime.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Mundohuni të përqendroheni në nevojat tuaja. Kohëve të fundit distanca me partnerin/en ju bën të ndiheni të lënë pas dore dhe jo shumë të vlerësuar.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Mund të përballeni me jo pak vështirësi në nisjen e projekteve të reja, ndoshta sepse nuk ndiheni të sigurt në zgjedhjet e bëra në të kaluarën ose sepse nuk u besoni bashkëpunëtorëve tuaj.

AKREPI 24/10 – 22/11

Tregohuni shumë të kujdesshëm në zgjedhjet që do të bëni, sidomos në zyrë. Do të merrni përgjegjësi të reja për karrierën tuaj, por mundohuni që të mos i ezauroni të gjithë energjitë tuaja.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Përqendrohuni vetëm në projekte me rrezik të ulët dhe mundohuni të shmangni stresin. Ata që janë në çift t’ja dedikojnë këtë ditë njeriut të zemrës.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Do të nisë një ditë gjatë së cilës do të jeni shumë të angazhuar me zgjidhjen e disa situatave të papritura. Në dashuri do të jetoni momente pasioni.

UJORI 21/1 – 19/2

Pritet një ditë paqësore dhe relaksuese, dhe ju do të ndiheni disi më të qetë, pasi keni kaluar një javë të pasur me ngjarje dhe projekte. Shëndeti do jetë për mrekulli, nuk do keni as shqetësimin më të vogël.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Mundohuni të ruani një profil të ulët, do të ndikoheni nga impulset tuaja dhe kjo gjë mund të jetë e rrezikshme për raportet tuaja. Dashuria ju ka rezervuar një ditë të qetë pranë njeriut tuaj të zemrës.

SHKARKO APP