Horoskopi, e shtunë 13 maj 2017
Dashi
Ditë shumë e këndshme për t’u jetuar kjo e sotmja. Do ndiheni për mrekulli në krahët e atij që dashuroni dhe do ndiheni gati të filloni një lidhje më të qëndrueshme.
Demi
Pozicionimi i mirë i planetëve do iu sjellë më shumë qëndrueshmëri në çift sot. Askush nuk do mundet dot ta turbullojë atmosferën e ngrohtë që është krijuar. Në planin financiar nuk duhet të bëni shpenzime marramendëse.
Binjaket
Marrëdhënia në çift do konsolidohet edhe më tepër sot. Do flisni hapur me atë që keni në krah dhe do sqaroni edhe disa detaje që më parë i kishit lënë pezull.
Gaforrja
Klima në jetën e çifteve do jetë e ngrohtë sot. Sistemi yjor do ndikojë pozitivisht dhe pasioni do rindizet shumë shpejt. Nuk ka asnjë rrezik për debate apo mosmarrëveshje.
Luani
Do ndiheni rehat pranë atij që dashuroni dhe nuk do tundoheni aspak nga personat interesantë që do iu vijnë rreth e rrotull. Për të vetmen gjë që duhet të bëni kujdes është xhelozia e tepruar.
Virgjeresha
Do bënit mirë të tregoheshit të sinqertë me atë që keni në krah dhe të mos i ushqeni atij shpresa të kota. Jo vetëm që do e lëndonit, por edhe vetë do mërziteni një ditë nga kjo sjellje.
Peshorja
Me Marsin, planetin e dëshirave në anën tuaj jeta në çift do jetë më e bukur sesa ju mendonit. Gjithçka që do ndodhë do iu duket si një përrallë fantastike.
Akrepi
Partneri do iu pyesë për disa gjera të cilat ju nuk do dëshironi t’i tregoni dhe kjo do sjellë debate me të. Në planin financiar do jeni impulsivë dhe nuk do mendoni aspak para se të shpenzoni.
Shigjetari
Duhet të merreni pak më tepër me jetën tuaj në çift sot sepse në fakt keni pak kohë që e keni lënë pas dore atë. Edhe financat do jenë të mira sepse do dini si t’i organizoni të ardhurat që keni.
Bricjapi
Përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për t’i sqaruar mosmarrëveshjet me partnerin tuaj sepse sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë vështirësi do keni.
Ujori
Çdo gjë do shkojë mirë gjatë ditës së sotme për jetën sentimentale, vetëm se në mbrëmje mund të lindë ndonjë debat shumë i vogël. Në aspektin financiar edhe pse do shpenzoni pak me tepër nuk priten vështirësi.
Peshqit
Pritet të kaloni momente të mrekullueshme gjatë kësaj dite pranë atij që dashuroni. Debatet dhe mosmarrëveshjet më në fund do mbarojnë. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni vigjilentë.