Horoskopi për ditën e sotme, 10 maj 2017

Placeholder Image

Dashi
Loja e dashurisë do t’ju shtyjë të gënjeheni disi, duke shpikur ëndrra dhe iluzione, por do t’ju shërbejë për të pasur një takim edhe më të mirë. Nganjëherë përpiquni të jeni më të çlirët kur nuk i kuptoni gjërat nga këndvështrimi i dikujt tjetër.

Demi

Falë Jupiterit që ju mbështet, nëse keni ndonjë ide të bukur që ju shkon ndërmend, vëreni në veprim. Do t’ia dilni të gjeni edhe aleatë. Nëse do të ketë fërkime brenda familjes, largojuni duke i kaluar me sportivitet.

Binjakët
Të jeni më të dashur nuk ju bën veçse mirë. Padyshim do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah, këtë mos e harroni! Ndërhyrja e një familjari në punët e juaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë bëni.

Gaforrja
Për shkak të Venusit, çështjet e zemrës mund të bëjnë që të lini pas dore punën. Por Saturni do ju tërheq vëmendjen dhe t‘ju shtyjë të keni përqendrim dhe qartësi në mendime. Nëse e kuptoni që personat që rrinë rrethe rrotull jush nuk ju përshtaten, largohuni prej tyre.

Luani
Jeni të hapur për bashkëpunime dhe të gatshëm të jepni ide të reja. Sa keq që Mërkuri angazhohet duke ju vënë shkopinj në rrota. Do të dini të vlerësoni plotësisht personin që ju rri përkrah dhe t’i kushtoni vëmendjen e duhur.

Virgjëresha
Mbështetja e Mërkurit, por me armiqërinë e Venusit dhe Marsit do të bëjë që të ndiheni fajtor në dashuri. Është e kotë të prisni ndryshime në punë, jeni ju që duhet të bëni diçka për t’u ngritur në detyrë. Nuk mund t’ia lëni më rastësisë.

Peshorja
Nëse ndiheni të kushtëzuar nga kërkesat dhe gjykimet e një familjari, vërini vetes objektiv që të liroheni për të marrë vendime. Duke qenë se ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, do të zbuloni se kështu do të ndiheni mirë!

Akrepi
Doni të bëni gjithçka në perfeksion, por do të ishte më mirë të hiqnit dorë nga kjo, pasi ju streson dhe çon në ndikime negative në raportet profesionale. Takimi me dikë që nuk e keni parë prej shumë kohësh do të bëjë që të ndizet një flakë e vjetër pasioni.

Shigjetari
Për shkak të veprimit të Hënës, dita do të jetë disi e vështirë, me shumë keqkuptime, ankesa dhe mendime jo shumë optimiste. Sot në dashuri do të jeni pak jashtë ritmi. Asgjë për t’u shqetësuar, por dëshira për t’u larguar nuk e favorizon mirëkuptimin.

Bricjapi
Rruga e gabuar dhe vonesat mund të bëjnë që të dështojë një plan. Por mos u dekurajoni, pasi keni mundësi të gjeni zgjidhje më të mira akoma! Organizoni një udhëtim, do të bëjë që të krijoni kontakte interesante me persona të panjohur.

Ujori
Nëse me partnerin është krijuar pak tension, mos e vononi çështjen për ta sqaruar. Për të kthyer harmoninë do të jetë më e thjeshtë sesa mendoni! Përfitoni nga mbështetja që ju garanton familja për të përmbushur zgjedhjet që do të bëni.

Peshqit
Nën tërheqjen e Venusit dhe Marsit, Hëna iu prish disi qetësinë dhe krijon pengesa në rrugën tuaj të gjatë. Do të promovoni një projekt tuajin në punë, tek i cili keni shumë pritshmëri. Gjasat janë që të dalë me sukses.

SHKARKO APP