Horoskopi për ditën e sotme, 12 maj 2017
Dashi
Jeni pak të lodhur, por tashmë fundjava pothuajse erdhi. Do keni kohë shkuar në kinema, për të shkuar në koncerte apo për të bërë shëtitje jashtë qytetit. Me Plutonin kundra, do të bënit mirë të kursenit për ndonjë shpenzim të paparashikuar.
Demi
Mërkuri dhe Dielli rrisin ndikimin pozitiv të yjeve të tjera që mbështesin pa kushte çdo nismë që keni. Planetët e qiellit tuaj e bëjnë çdo veprim që ndërmerrni fitimprurës, duke ju ripërtëritur pozitivitetin. Do të keni një ditë shumë energjike.
Binjakët
Ndikimi i Plutonit në disa rast mund t’ju ngrejë ndonjë kurth, duke ju shkaktuar disi stres. Do të hasni vështirësi të vazhdoni rutinën. Do të ketë vonesa të mundshme në zbatimin e një projekti profesional, por mos e jepni veten.
Gaforrja
Duhet të merreni me çështje praktike të mërzitshme dhe kjo do t’ju prishë humorin. Nëse një nga propozimet e juaja bie ndesh me ndonjë pengesë, mos u dekurajoni. Mos u zmbrapsni nga rrethana pak të përshtatshme dhe thoni gjithmonë atë që mendoni.
Luani
Në punë nuk do të falni asnjërin me ironinë tuaj therëse, që sot është bërë më e hidhur nga ndikimi negativ i Uranit. Në vend që t’u përgjigjeni ftesave të njeriut të zemrës, do të parapëlqeni të rrini me miqtë. Më pas do të përpiqeni të fitoni kohën e humbur, por nuk do të jetë e thjeshtë…
Virgjëresha
Hëna bashkëpunëtore e Diellit do të përpiqet ta zbehë ndikimin e Uranit, të cilin e keni kundra, që ju bën pesimist në përballjet me sfidat e jetës. Nëse arrini të mos shpenzoni energjinë në mijëra veprimtari të ndryshme, do të arrini rezultate të mira.
Peshorja
Mos iu hapni të tjerëve për çështje delikate të historisë tuaj të dashurisë. Me partnerin po planifikoni një udhëtim që e keni pasur në mendje prej kohësh. Jeni në qiellin e shtatë nga lumturia! Gjërat do të bëhen më të bukura.
Akrepi
Merkuri që ju favorizon do t’ju dhurojë një shans të mirë për të sqaruar keqkuptimet me dikë, të cilin ju e doni. Mos e lini këtë rast t’ju shpëtojë. Do të dini të zgjidhni me saktësi një çështje pune të ndërlikuar, duke marrë shumë kënaqësi nga kjo.
Shigjetari
Me Marsin armiqësor pritet të ketë tensione. Nuk do të mjaftojnë marrëdhëniet me kolegët, të cilat penalizohen nga një sjellje nervoze dhe pak e kuptueshme. Nuk është koha t’u hapeni të tjerëve në mjedisin profesional. Kujdes, mos flisni shumë!
Bricjapi
Mos kini ndjenja faji, jini të vendosur për të mbyllur një marrëdhënie sentimentale, që nuk keni më arsye ta vazhdoni. Veproni me kurajë dhe ndjeshmëri. Me Saturnin kundra, bini më lehtë pre e ngatërresave dhe iluzioneve. Kërkoni mbështetje tek miqtë.
Ujori
Shmangni marrjen përsipër të angazhimeve që jeni të sigurt që nuk do të mund t’i çoni deri në fund. Duhet të mësoni të thoni jo kur është e nevojshme. Për shkak të Plutonit armiqësor, parashikohen disa vonime në udhëtime si dhe keqkuptime në punë.
Peshqit
Jupiteri hyn përsëri në lojë përballë Saturnit. Do të përçoni entuziazëm nga çdo pjesë e vetes. Moment shumë i mirë për t’u marrë me sport. Xhelozia bën që disa persona të jenë indiferentë me ju, por shfaquni shpërfillës ndaj tyre.