Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2017
Dashi
Urani do të ndikojë tek ju, duke bërë që të jeni veçanërisht dyshues dhe gjaknxehtë. Probleme të pazgjidhura do të kthehen në qendër të vëmendjes. Duke menduar mbi zgjedhje të bëra së fundi që ju kanë bërë të lumtur do t’ju ndihmojë të jeni në humor të mirë dhe të keni vetëbesim
Demi
Me Saturnin dhe Uranin që ju favorizojnë, do të përfundoni me sukses dhe pa lodhje çfarëdo projekti që ndërmerrni, edhe po të jetë i ndërlikuar. Do të keni një shkëmbim idesh konstruktive me një koleg, që do të ndikojë ndjeshëm tek ju.
Binjakët
Neptuni kundra jep sinjale për ndryshime të mundshme në mjedisin e punës. Mund të ndryshojë disa zakone. Duhet të përballeni me sfida të reja. Është e fortë dëshira për të rilindur, për t’ia nisur nga e para. Është një ëndërr që mund të realizohet dhe e keni vetë në dorë për t’ia dalë.
Gaforrja
Hëna në qiellin tuaj përballë Diellit do t’ju verë në provë. Do të zbavitet duke bërë të shfaqen tensione që zakonisht i mbani nën kontroll. Do të jeni të acaruar dhe nuk do të jeni tolerantë përballë madje edhe keqkuptimeve të vogla me të tjerët.
Luani
Mos e sforconi një gjë që ka nevojë për kohën e vet. Mbaheni në kontroll gjaknxehtësinë tuaj, edhe pse një familjar do të çojë në kufi durimin tuaj. Në dashuri do të shprehni autonomi dhe besim, por, gjithashtu, do të tregoni se jeni edhe shumë xheloz.
Virgjëresha
Me Plutonin që ju vëzhgon tërthorazi, duhet të bëni kujdes ndaj rrëmujës së vazhdueshme që shkakton në organizimin e përditshëm të jetës së juaj. Nëse disa çështje do të shfaqen sërish, janë shenja se vështirësitë dhe keqkuptimet nuk janë sqaruar kurrë plotësisht.
Peshorja
Bashkëveprimi i planetëve e thekson pasigurinë të provokuar nga Hëna që është kundra jush. Dhe kjo ju bën të cenueshëm nga mashtrimet e iluzionit. Pas kërkesave të juaja me ëmbëlsi, partneri do t’ju përgjigjet me nxitim romantik dhe pasionant.
Akrepi
Gjeste të vogla dhe këshilla të një kolegu më me përvojë nuk do të bien në vesh të shurdhët. Do t’i merrni në konsideratë dhe do t’ju shërbejnë për të bërë zgjedhjet e duhura. Më në fund gjendja juaj ekonomike është në rritje edhe pse duhet të merreni me angazhime të së kaluarës.
Shigjetari
Kini kujdes dhe mos i hidhni shumë benzinë zjarrit të lojërave të pushtetit dhe keqkuptimeve. Jini të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë dhe do të arrini shpejt të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Kërkoni qartësi në raportet në punë te kontaktet e reja. Dhe hidhni të zezën mbi të bardhë.
Bricjapi
Do të përballeni me Saturnin, që priret t’ju vështirësojë çdo gjë, me një buzëqeshje. Duke qëndruar të gëzuar dhe pozitiv do t’ia dilni të jepni më të mirën. Në rrethin shoqëror, do të jeni tepër të vlerësuar për gjallërinë e nismave të juaja.
Ujori
Me mbështetje e Jupiterit do të përfundoni me sukses një çështje të rëndësishme, që keni kohë me të cilën merreni. Duhet të jeni mirënjohës për aftësitë e juaja bindëse, nëse një mik ndryshon mendje dhe kthehet t’ju takojë.
Peshqit
Planetët në mbrëmje ju dhurojnë një avantazh më shumë. Do të mbizotëroni skenën profesionale me frymëzim, me shpirtin e iniciativës dhe mprehtësinë e reflekseve. Një takim do të bëj që të ëndërroni me sy hapur! Emocione të forta do të bëjnë që t’i përjetoni momente me shumë pasion.