Horoskopi për ditën e sotme, 19 maj 2017
Dashi
Favorizimi nga Jupiteri do t’ju sigurojë mbështetjen e miqve të besuar, me të cilët mund të ndani përvoja të bukura dhe ide frymëzuese. Miqtë do t’ju ndihmojnë edhe për të zgjidhur çështje të mërzitshme praktike. U jini mirënjohës.
Demi
Nëse jeni duke jetuar një histori të bukur dashurie, bëni kujdes për të mos komplikuar atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Kush është beqar, ka mundësi të shkëlqyera për një takim të këndshëm. Organizoni një shëtitje në natyrë për të medituar mbi zgjedhjet tuaja më të fundme.
Binjakët
Në çështje familjare duhet të punoni për të harmonizuar kërkesat e ndryshme, që rrezikojnë të bien ndesh me njëra-tjetrën. Mësoni të dëgjoni më shumë të tjerët. Nëse nuk arrini të gjeni një marrëveshje të kënaqshme, mos u nxitoni: më mirë të ndryshoni vendim.
Gaforrja
Për sa u përket ndjenjave, duhet të zgjidhni me zgjuarsi personat që frekuentoni, nëse nuk doni të humbni kohë me lidhje që nuk ju përmbushin. Do të kuptoni se realiteti, të cilit me raste prireni t’i shmangeni, është më i mirë sesa ëndërrimi.
Luani
Në qiellin tuaj Hëna do t’ju bëjë të kuptoni se nga kanë ardhur disa tensione ekzistuese në shtëpi si dhe do t’ju mundësojë t’i zgjidhni. Do të gjeni zgjidhje të papritura për probleme që ju kanë bërë të ndiheni të bllokuar, duke bërë të merrni frymë lirisht.
Virgjëresha
Nuk do të mungojnë diskutimet me të afërmit dhe, për rrjedhojë, sqarimet. Duhet të tejkaloni një këndvështrim shumë personal të çështjeve familjare. Të marrësh në konsideratë të mirat e të këqijat e veprimeve tuaja është mirë, por kjo nuk duhet të kthehet në një pengesë.
Peshorja
Mjafton të mësoni të vëzhgoni, dhe do të zbuloni se jeta në çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla e të bukura që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore: jeni shumë të ndjeshëm dhe përfshiheni shpejt në gjendjen emocionale të të tjerëve.
Akrepi
Sot, me ogurin e mirë nga qielli të Venusit, Marsit, Jupiterit dhe Uranit, do të përjetoni gjëra të reja pozitive në fushën e dashurisë. Keni nevojë të ndryshoni, të bëni gjëra të reja, të sillni ndryshime në jetën tuaj.
Shigjetari
Falë mbështetje së Hënës mike, përfitoni për të pasur qetësinë në jetën tuaj në çift, pas një periudhe kontradiktash. Mos shkaktoni zënka të kota me partnerin e dashur, mos e tejkaloni cakun me kërkesa tekanjoze.
Bricjapi
Për shkak të Uranit kundër, bëni kujdes nga marrëveshjet e bëra dhe padituria juaj në situata pak të qarta. Por mos reagoni në mënyrë të tepruar. Me Hënën jo shumë të favorshme, sot do të ndiheni të pushtuar nga mëdyshje që do t’ju bëjnë të jini të paqartë.
Ujori
I keni idetë të qarta. Doni një raport sentimental të qëndrueshëm, dhe do të angazhoheni për ta realizuar. Do të arrini rezultatin e dëshiruar. Do t’ia dilni më në fund të bëni gjënë e duhur dhe në drejtimin e duhur. Suksesi është i garantuar.
Peshqit
Nganjëherë jeni shumë të shpejtuar dhe drastikë. Bëni mirë ta merrni parasysh këtë gjë, sepse ndodh që persona rreth jush të shqetësohen. Vazhdoni të angazhoheni për punët profesionale, por lejojini vetes edhe pak kohë të lirë dhe shijoni emocione të ndryshme nga e zakonshmja.