Horoskopi për ditën e sotme, 3 maj 2017
Dashi
Të humbësh një mundësi të mirë nuk është e këndshme, por tani mos e dramatizoni. Kërkoni të tjera, ndoshta edhe më të mira, kështu do të keni diçka për t’u ngushëlluar. Mos u dekurajoni përballë dyshimeve të ndokujt. Nevojitet kohë për t’ia dalë që ta bindni.
Demi
Bashkëveprimi i planetëve mund të krijojë mundësinë e duhur për të menduar rreth asaj gjëje që doni me të vërtetë, duke braktisur drejtimet që nuk sjellin gjë. Një përpjekje fizike e tepërt mund t’ju krijojë shqetësime. Prandaj, merruni me sport, por me masë.
Binjakët
Keni përjashtuar një person pa u menduar shumë, por tani duhet të ndreqni situatën, duke qenë se e keni kuptuar si është puna. Ju takon të bëni një hap mbrapa. T’u riktheheni gjërave është një lëvizje e zgjuar, kur e keni kuptuar se keni gabuar. Më mirë vonë se kurrë!
Gaforrja
Projektet më të rëndësishme fillojnë mbarë, edhe falë pozicionit të Jupiterit me shenjën tuaj si dhe mundësisë që keni për t’i shtuar talentet që keni. Nuk keni problem t’u tregoni të tjerëve se keni të drejtë, ja pse do t’ju ndjekin pa u sforcuar.
Luani
Paqëndrueshmërisë suaj i bashkohet edhe nervozizmi, duke krijuar një miks jo të këndshëm. Më mirë të gjeni zgjidhje dhe të mos kërkoni më shumë probleme. Nëse në këtë ditë nuk do të punoni, do keni kohë për të bërë pazar e për të blerë gjërat që ju pëlqejnë.
Virgjëresha
Puna e mërzitshme mund të presë, sot për ju do ketë vetëm argëtim dhe hobi të shëndetshme dhe të këndshme. Kështu mund ta kaloni kohën duke pikturuar, apo edhe pas sobës, duke përgatitur ushqime të shijshme.
Peshorja
Për të hequr ndonjë mendim jo shumë pozitiv, mendoni për çdo gjë të bukur në jetën tuaj. Menjëherë do ta kuptoni se jeni shumë me fat. Të ndryshosh nuk është e gabuar, por para se të veproni duhet të keni në mendje një projekt shumë të qartë.
Akrepi
Favorizimi i planetëve nuk mund të ndodhte në një moment më të mirë për ju. Do të tejkaloni çdo lloj pengese. Nëse një çështje po ndërlikon ekzistencën prej disa kohësh, tani më në fund gjithçka do të zhbllokohet. Përfitoni nga mundësia për të menduar për të ardhmen.
Shigjetari
Nëse i keni zvarritur për në fund detyrat më të mërzitshme, tani duhet të bëni përmirësime. Kjo është e vetmja rrugë për t’i rimarrë gjërat në dorë. Lërini mënjanë projektet fantastike, që nuk kanë lidhje me realitetin: kthehuni me këmbë në tokë.
Bricjapi
Një shëtitje jashtë shtëpisë është ajo që ju duhet për t’u shkëputur nga rutina e përditshme e ndoshta edhe për të vizituar vende të reja dhe interesante. Keni nevojë të ushqeni fantazinë tuaj, dhe leximi i një libri të mirë mund të jetë ajo për të cilën keni nevojë.
Ujori
Jeni të shpërqendruar disi, por fatmirësisht do të arrini t’i fshihni mirë dobësitë tuaja. Nuk do të keni probleme. Nëse nuk e dini diçka, mos bëni sikur e dini. Më mirë të thoni menjëherë të vërtetën, për të shmangur gjëra të pakëndshme.
Peshqit
Ngjarje të rëndësishme të lidhura me punën, që janë bërë më urgjente me lëvizjet e Jupiterit jo shumë miqësor, duhet të jenë në përputhje me kërkesat e jetës në çift. Nuk do të jetë e lehtë të gjeni një ekuilibër midis jetës private dhe asaj profesionale, por do t’ia dilni.