Horoskopi për ditën e sotme, 5 prill 2017
Dashi
Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat e juaj, mos hyni në lojë, rrezikoni të krijoni ndonjë situatë të pakëndshme, për të cilën mund të pendoheni. Përpara se t’i futeni kokë e këmbë një ndërmarrjeje, do të ishte mirë të vlerësonit të mirat dhe të këqijat.
Demi
Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.
Binjakët
Këshillohet të përballoni çështje të pazgjidhura në fushën e dashurisë. Duhet t’i shqyrtoni gjërat nga çdo këndvështrim, pa u fshehur pas iluzioneve. Nëse një epror ju kërkon të punoni përtej kompetencave tuaja, qëndroni të qetë dhe refuzoni.
Gaforrja
Do të angazhoheni ashtu siç dini vetëm ju për të arritur rezultate të mira, duke shfrytëzuar ndjeshmërinë, delikatesën dhe aftësitë për të kuptuar të tjerët. Me Mërkurin kundra, në fushën e dashurisë ndoshta nuk do t’ia dilni të shprehni plotësisht atë që jeni duke ndjerë.
Luani
I keni idetë e qarta, doni një raport sentimental të qëndrueshëm dhe do të angazhoheni për ta realizuar. Do të arrini rezultatin e dëshiruar. Do t’ia dilni më në fund të bëni gjënë e duhur dhe në drejtimin e duhur. Suksesi është i garantuar.
Virgjëresha
Nuk do të mungojnë diskutimet me të afërmit dhe për rrjedhojë do sqaroheni. Duhet të tejkaloni një këndvështrim shumë personal të çështjeve familjare. Të marrësh në konsideratë të mirat e të këqijat e veprimeve tuaja është diçka e mirë, por kjo nuk duhet të kthehet në një pengesë.
Peshorja
Mjafton të mësoni të vëzhgoni, do të zbuloni se jeta çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura, që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore! Jeni shumë të ndjeshëm dhe përfshiheni shpejt në gjendjen emocionale të të tjerëve.
Akrepi
Në punë jeni të përkushtuar, por vullneti i personit që keni në krah ndërhyn për të ndryshuar gjerat, duke bërë që t’ju ndryshojë programin. Do të keni edhe zënka në çift me grindje të lodhshme për të përcaktuar se kush do të imponojë vullnetin e vet.
Shigjetari
Do të jetë një ditë për t’u harruar, ku të gjithë do të jenë kundër njëri-tjetrit: ju, partneri, fëmijët, kunetërit dhe prindërit. Dhe kështu do të ketë një mori hatërmbetjesh dhe bashkëbisedime ironike. Edhe një marrëveshje ndër aksionarë mund të prishet. Ju shkaktoni polemika, ndërsa të tjerët reagojnë keq.
Bricjapi
Planifikimi i mirë është shpirti i punës, sidomos kur ju duhet të merreni me çështje praktike, që ndonjëherë bëhen të mërzitshme. Vishuni me ngjyra të ndezura për të rënë në sy, por bëni mirë të shmangni të kuqen. Kini kujdes të mos bëheni agresiv, nëse jeni të lodhur.
Ujori
Është dita ideale për ata që kanë dëshirë të bëjnë punime, në shtëpi keni me të vërtetë shumë punë për të bërë. Mjetet dhe materialet do të jenë të kushtueshme, por do t’ia vlejnë. Edhe në zyrë atmosfera është e qetë, të gjithë mendojnë për punën e tyre, pa ndërhyrë në atë të të tjerëve.
Peshqit
Do të keni tensione të vogla në familje. Do të ngushëlloheni duke blerë disa gjëra të vogla, jo ndonjë gjë kushedi se çfarë, por thjesht libra të vjetër dhe gjërat kulturore për t’i koleksionuar. Do të bëni shumë shpenzime ushqimore sot, duke u treguar të kujdesshëm për atë që blini.