Horoskopi për ditën e sotme, 8 prill 2017

Placeholder Image

Dashi
Lejojini vetes një pasdite të paqtë, për qetësi absolute. Bashkëveprimi i Hënës në lidhje me Neptunin gjatë mbrëmjes, mund të bëjë që t’ju krijohet një gjendje nervozizmi. Mos i shmangni të tjerët, por, gjithashtu, jepini vetes disa momente qetësie duke qëndruar vetëm.
Demi
Ditë e përsosur për të rivendosur harmoninë në çift, nëse, për çfarëdolloj arsye, gjërat nuk po shkonin mirë. Bashkëveprimi i Marsit me Venusin është në favorin tuaj. Me partnerin dhe në familje do të keni një ambient të shkëlqyer, ku asgjë nuk do t’ju duket e pamundur.
Binjakët
Rastësi të vogla do t’ju ndihmojnë ta zeroni vonesën që keni akumuluar. Kështu, në fund do t’ia dilni edhe para të tjerëve! Nuk keni si të mund të mos shmangni ndonjë vështrim pak miqësor në rrethin tuaj, por do t’ia dilni t’i pranoni.
Gaforrja
Duke mësuar të menaxhoni pengesat, jo vetë që do të vlerësoheni nga të gjithë, por do t’ju besohen edhe detyra të reja së shpejti. Nëse jeni duke kërkuar një ndërmarrje të re, duhet të jeni ju të parët që besoni në potencialet e juaja.
Luani
Së shpejti mjegulla do të fashitet dhe ju do të shihni çdo gjë më qartë. Tani për tani nuk mund të bëni gjë tjetër përveçse të prisni, pa ndërmarrë hapa të rrezikshme. Nuk është e vështirë të kujdesesh për diçka, nëse doni vërtet. Fillimisht fitoni urtësinë.
Virgjëresha
Mos u hidhni shumë përpjetë, nëse nuk doni të rrezikoni të rrëzoheni! Duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos përfshiheni nga aventura tepër të rrezikshme. Mendoni për pasojat e veprimeve që kryeni, do të shmangnit rrezikun për ta pësuar.
Peshorja
Fundjava erdhi më në fund dhe me këtë edhe dëshira për të dalë e për t’u dëfryer. Pak ajër i freskët bën mirë gjithmonë! Dikush shumë shpejt do t’ju shprehë të gjithë mirënjohjen e vet, pasi ju nuk i gjykoni gjërat nga paraqitja.
Akrepi
Ngjarje të rëndësime të lidhura me punën janë bërë më urgjente me ndikimin e Neptunit dhe duhet të jenë në përputhje me kërkesat e jetës në çift. Nuk do të jetë e lehte të gjeni në një ekuilibër midis jetës private dhe profesionale, por ju do t’ia dilni.
Shigjetari
Hëna ju buzëqesh dhe krijon marrëdhënie të mirë me Plutonin dhe Mërkurin, që ndjek një ëmbëlsi të shtuar një shumëfishim të sharmit të juaj. Do të harmonizoni idetë në një projekt konkret. Do të keni rezultate të mira në studime dhe në shkollë.
Bricjapi
Keni ndryshuar mendje ndoshta shumë shpejt dhe tani një kolegu i ka mbetur qejfi nga ju, duke u ndjerë i tradhtuar. Sigurisht që do t’ia dilni t’ia shpjegoni më mirë. Duhen disa pikëmbështetje të forta, për të mos lejuar të tërhiqeni lehtësisht nga çdo drejtim i rrymës.
Ujori
Luftoni kundër vështirësive emocionale që ju ka sjellë bashkëveprimi i Marsit me Uranin, duke e marrë jetën pak lehtë dhe me një buzëqeshje. Nëse lexoni ligjet e zemrës, do ta kuptoni se jo gjithmonë fluturohet: do të lodheshit shumë!
Peshqit
T’ia nisësh me këmbë të mbarë është thelbësore, nëse ndërmerret një histori e re. Por ju e keni mendjen gjetiu dhe nuk dini mirë se çfarë të vendosni. Të merrni një vendim për diçka, ju duket e pamundur në këtë moment. Nuk ju mbetet tjetër veçse të prisni.

SHKARKO APP