Hoxha pas takimit me Kurtin: Bashkë për projektet me rëndësi strategjike dhe kombëtare

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme u prit sot në takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me të cilin bisedoi për ndërmarrjen e hapave konkretë dhe praktikë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Gjatë takimit Hoxha dhe Kurti vlerësuan se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve politike duhet të shoqërohet me rezultate edhe më të prekshme në fusha me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët tanë.

Ministri Hoxha në një postim në rrjetet sociale tha se “theksuam nevojën për të çuar përpara projekte me rëndësi strategjike dhe kombëtare, duke filluar nga Hekurudha Kuq e Zi dhe zhvillimi i korridoreve energjetike e të transportit, deri te forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në arsim, kulturë, shkencë, siguri, mbrojtje dhe diplomaci”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxha riafirmoi mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të Shqipërisë për Republikën e Kosovës në çdo aspekt që kontribuon në forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, institucioneve dhe subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës, me përkushtim, solidaritet dhe vizion afatgjatë, si në planin dypalësh ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke mbështetur përpjekjet e saj për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit në interesin e drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve të saj, një investim i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Hoxha.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?