Hoxha: Shqipëria e angazhuar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka publikuar në rrjetin social “X” një videomesazh të kryeministrit Edi Rama, në kuadër të angazhimit të Shqipërisë për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Hoxha thekson se sesioni i 81-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara vijon punimet, ndërsa debati i përgjithshëm pritet të nisë të martën e ardhshme.

Sipas ministrit, Shqipëria merr pjesë në këtë proces me një qasje të fokusuar te reformat dhe progresi, në një klimë të karakterizuar nga pasiguria dhe sfidat gjeopolitike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Premtimet kanë rëndësi, por përmbushja e tyre ka më shumë rëndësi dhe është ajo që bën diferencën”, shkruan Hoxha në mesazhin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në videon e publikuar, kryeministri Rama nënvizon se Shqipëria i konsideron Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm pjesë të punës së përditshme dhe të procesit të integrimit evropian.

“Për Shqipërinë, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk janë një premtim i largët; ato janë një plan pune i përditshëm dhe janë të pandashme nga rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Evropian”, shprehet Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 337 (8.4%)
Jo 3692 (91.6%)

Vota totale: 4029