Hoxha takim me Marta Kos në Bruksel: Perspektiva evropiane e Shqipërisë e ndërtuar mbi rezultate konkrete

Ditën e sotme, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Bruksel me Komisioneren për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Në fokus ishte procesi i avancuar i negociatave të anëtarësimit, me theksin te rëndësia e ruajtjes së momentumit aktual dhe vijimit përpara me konsistencë në këtë rrugë.

Zgjedhja e Shqipërisë, sipas Hoxhës, është e qartë: rruga e saj drejt BE-së është e ndërtuar mbi angazhime të forta, reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Ministrit Hoxha:

Swiss Digital Mobile Reklama

Si gjithmonë, është kënaqësi e veçantë të zhvillosh një shkëmbim thelbësor me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, Komisioneren tonë.

Duke u bazuar mbi një proces negocimi të avancuar dhe dinamik për Shqipërinë, theksuam rëndësinë e ruajtjes së momentumit aktual dhe vijimit përpara me konsistencë dhe fokus.

Është thënë shumë herë, por mbetet thelbësore: një proces zgjerimi i besueshëm dhe i bazuar në meritë kërkon vendime në kohën e duhur, që ruajnë besimin dhe e mbajnë procesin të parashikueshëm, efektiv dhe të orientuar drejt së ardhmes. Zgjedhja e Shqipërisë është e qartë: rruga e saj drejt BE-së është e ndërtuar mbi angazhime të forta, reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete.

Diskutuam gjithashtu zbatimin e Axhendës së Reformave në kuadër të #PlanittëRritjes, i cili, në rastin e Shqipërisë, përplotëson procesin e anëtarësimit në BE dhe sjell përfitime të prekshme për qytetarët.

Harmonizimi i vazhdueshëm me standardet e BE-së, forcimi i sundimit të ligjit dhe i një gjyqësori të pavarur e profesional, si dhe progresi i qëndrueshëm në të gjitha grupkapitujt e negociatave mbeten prioritetet tona të përditshme. Nënvizuam rolin kyç të një komunikimi të qartë dhe konsistent, si mbi përfitimet, ashtu edhe mbi përgjegjësitë e zgjerimit, thelbësor për rritjen e mbështetjes publike dhe për nxitjen e transparencës dhe gjithëpërfshirjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?