Humbi 11 kilogramë për rolin e ri, George Clooney përfundon në spital
4 ditë para se të niste punën e tij për filmin më të ri, George Clooney, u dërgua në spital me dhimbje të forta stomaku. Ai u diagnostikua me një problem serioz në pankreas, ndaj duhet të qëndrojë për disa ditë i shtruar në spital.
Aktori 59-vjeçar ka humbur gati 11 kilogramë për shkak të rolit të tij në filmin e ri si mbijetues i një katastrofe globale dhe mendon se dieta e tij mund të ketë ndikuar në sëmundje.
“Mendoj se po përpiqesha më shumë seç duhet për të humbur peshë shpejt dhe nuk po kujdesesha për veten time”, ka thënë aktori.
George i duhet të udhëtojë drejt Arktikut për të drejtuar dhe luajtur në “The Midnight Sky” përkrah aktorit britanik Felicity Jones dhe David Oyelowo. Aktori ka thënë se ky është projekti i tij më i madh dhe duhet të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme që të vazhdojë përpara me të.
“Më mori disa javë që të bëhesha më mirë dhe si regjisor nuk është e lehtë, sepse duhet të kesh energji. Ne ishim jashtë në mes të akullnajës në Finlandë, që na e bëri punën shumë më të vështirë. Por përfundimisht më ndihmoi shumë me rolin”, ka thënë Clooney.
Përveçse humbi kile për rolin e tij, aktori nuk duhej të rruante as mjekrën, gjë që nuk është shumë e zakontë për të.
Kujtojmë se ndërkohë George është i martuar me gruan Amal që nga viti 2014 dhe çifti kanë bashkë binjakët: Ella dhe Alexander, tre vjeç.