Humor i hidhur i britanikëve: Ikni në mars tani që erdhi Trump!

Pas betimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gazeta britanike “The Independent” ka bërë një sugjerim të pazakontë për gjithë njerëzimin.

Cila është mënyra më e mirë për të lënë planetin tokë dhe për të filluar një qytetërim tjetër përsëri?

Është kjo pyetja që ngre “Independent” në një artikull të sajin. “Fluturimet hapësinore komerciale nuk janë shumë të përhapura, megjithatë nuk është kurrë shpejt për të nisur planifikimin dhe vlerësuar opsionet, sidomos tani që kodet nukleare janë në duart e Trump,” shkruan gazeta britanike.

Sipas saj, kompania Amazon dhe Amazon Prime po synojnë një shërbim ambicioz për vitin 2017, me në thelb Amazon Space.Vitin e kaluar kjo kompani njoftoi planet për të udhëtuar në hapësirë në një interval kohe prej qindra vitesh, duke parashikuar miliona njerëz për të jetuar dhe punuar në hapësirë, ndërsa toka ose jo çka do të mbetet prej saj do të përdoret vetëm për banim dhe industrinë e shndritshme.

“Të jetosh në hënë është një tjetër alternativë. Shkencëtarët e NASA-s thanë në mars të vitit të kaluar që ne mund të kolonizojmë hënën deri në vitin 2022 për vetëm 10 bilion dollarë, një buxhet tepër i vogël kur bëhet fjalë për industrinë e fluturimit hapësinor,” vazhdon më tej artikulli.

SHKARKO APP