Hyrjet e Kryeministrisë të bllokuara prej 2 orësh, protestuesit: Rama, diktator dhe frikacak

Protestuesit po mbajnë të bllokuara hyrjet e godinës për më shumë se dy orë, duke e kthyer protestën në një përballje të drejtpërdrejtë me forcat e policisë. “Këtu vendosim ne!”, është një nga thirrjet që është dëgjuar gjatë protestës. Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se aksioni i tyre do të vijojë deri në largimin e qeverisë

Situata është shoqëruar me tensione, ndërsa në anën tjetër të barrikadës janë pozicionuar efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit. Prania e forcave të rendit është shtuar, ndërsa policia ka tentuar të mbajë të lirë hyrjet e godinës.

Protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë, duke vijuar qëndrimin e tyre para Kryeministrisë. Në thirrjet e tyre, ata kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama për qeverisje autoritare, ndërsa e kanë cilësuar atë “diktator” dhe “frikacak”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?