I ftohtë ekstrem në Kanada, arrin në minus 45 gradë Celsius!

Kanadaja pret dimrin e vërtetë me paralajmërimin për një të ftohtë ekstrem në të gjithë lindjen e vendit si edhe dëborë në perëndim me rrezikun e orteqeve, me fluturime të shtyra si edhe me rrugë praktikisht të papërdorshme.

Agjencia meteorologjike e vendit ”Environnement Canada” ka dhënë buletine për motin e ftohtë dhe u ka kërkuar qytatarëve të marrin masa për temperaturat që do të zbresin nën zero gradë Celsius.

I ftohti ekstrem do të prekë Quebec, Nouveau-Brunswick, Terre-Neuve, Ontario, Manitoba dhe Alberta.

Sot pasdite termometri shënoi minus 15 gradë Celsius në Montreal, minus 17 në Quebec, minus 18 në Ottawa dhe minus 23 në Winnipeg.

“Një masë ajri arktiku do të prekë Quebec gjatë ditëve të ardhshme dhe temperaturat do të zbresin deri në minus 45 gradë Celsius”, sipas ”Environnement Canada”

SHKARKO APP