I lindur dhe rritur në Zvicër, talenti Indrit Aliu ëndërron fanellën kuqezi

indrit aliu
indrit aliu

Një futbollist i talentuar me prejardhje nga Lugina e Preshevës është duke u rritur në Zvicër. Bëhet fjalë për Indrit Aliu, prindërit e të cilit janë nga Rahovica e komunës së Preshevës.

Indrit Aliu është i lindur më 3 korrik 2006 në Rebstein të kantonit të St. Gallenit. Së fundmi, pasi mbushi 17 vjeç, ai është bërë pjesë e Wil U18, duke u rikthyer pas një periudhe të kaluar te ekipi i të rinjve të St. Gallen U18.

Ai luan në çdo repart ofensiv, ndërsa pozita e sulmuesit tipik konsiderohet ideale për të. Aliu dallohet për driblime të forta, është i rrezikshëm në lojën me kokë para portës kundërshtare dhe zotëron një goditje të fuqishme dhe precize.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sezonin e kaluar, duke luajtur për Wil U-16, ai realizoi 5 gola dhe dha një asist në fitoren e thellë 9-1 ndaj Vaduzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri i Wil U-18 e vlerëson shumë Indrit Aliun dhe ka insistuar për rikthimin e tij në ekip.

Indrit Aliu ka nisur futbollin në moshën 5-vjeçare te FC Rebstein, ndërsa më pas ka kaluar nga U11 deri në U15 te RB. Nga aty u transferua te Wil U-16, për të vijuar më pas te St. Gallen U-18 dhe këtë sezon është rikthyer sërish te Wil U-18.

Si çdo i ri, edhe Indrit Aliu ka ëndrra të mëdha. Ai synon që një ditë të veshë fanellën kuqezi të Kombëtares shqiptare. Nga lojtarët e mëdhenj admiron Lionel Messin, ndërsa klubi i tij i preferuar është Barcelona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?