I moshuari me mesazh të fortë: Do ngurtësohemi këtu, ose protesta ikën për përshesh

Në ditën e 89-të të qëndresës qytetare përballë Kryeministrisë me protestë, një i moshuar tha se vështirësitë ekonomike dhe problemet e përditshme e kanë shtyrë të dalë.

Ai u shpreh se nuk ka mbështetur me votë qeverisjen aktuale dhe se pavarësisht moshës dhe mungesës së arsimit, përvoja e jetës i ka dhënë njohuri të mjaftueshme për të kuptuar situatën në vend.

“Kemi halle dhe probleme, ndaj kemi dalë këtu! Unë kurrë nuk ia kam dhënë votën këtij, as Enver Hoxhës nuk ia kam dhënë. Nuk dimë se çfarë të bëjmë në këtë shtet”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

I moshuari hodhi poshtë edhe pretendimet se numri i protestuesve po zvogëlohet.  “Thonë se kanë ikur protestuesit. Ne kemi ardhur këtu, do të ngurtësohemi këtu dhe nuk na ndalon njeri. Po nuk qëndruam këtu, do të bëjnë përshesh me ne!”, u shpreh ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos dorëzohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?