I nxehti afrikan, nesër 30 gradë Celsius

I nxehti afrikan troket në Europë, vera vjen zyrtarisht nesër, (e premte). Një valë i nxehti do të mbërthejë Mesdheun, ndërsa më pak do të ndihet në zonat veriore të Europës, kurse më në qendër e në jug temperaturat do të kalojnë dhe 30 gradë Celsius.

Kështu dhe në Shqipëri, nga nesër zyrtarisht hyjmë në stinën e Verës, ndaj në fundjavë mund të parashikoni të kaloni kohën dhe pranë plazheve.

Muaji Maj do të karakterizohet nga këto temperatura të ngrohta në disa zona dhe të nxehta, kurse nga java që do të vijë, reshje shiu sporadike do të suprizojnë dy ditë të javës, por rënia e gradëve Celsius nuk do të jetë drastike.

SHKARKO APP