I përgjuar nga Vlora Hyseni? Taulant Balla pranon vetëm njohjen me Agasin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi në emisionin “Opinion” raportimet se ai mund të jetë përgjuar nga ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni. I pyetur drejtpërdrejt nga gazetari Blendi Fevziu nëse ishte vënë nën përgjim nga Hyseni, Balla tha se nuk kishte dijeni për një gjë të tillë. “Ku ta di unë”, u përgjigj ai, ndërsa kur u pyet nëse kishte bërë ndonjë gabim, Balla u shpreh: “E sigurt është që nuk kam bërë asnjë gabim”.

Debati u zhvillua në kuadër të raportimeve të bëra publike pas materialeve të referuara nga SPAK, ku është përmendur edhe emri i Ballës. Gjatë intervistës, deputeti socialist u pyet gjithashtu për marrëdhëniet e tij me Ergys Agasin, një tjetër emër i përmendur në zhvillimet e fundit. Balla mohoi të ketë pasur marrëdhënie me të, duke deklaruar shkurt: “Nuk kam pasur asnjë raport. Nuk kam raporte me këta individë”.

Blendi Fevziu: Si ndjeheni ju kur patë që shefja e SHISH, kishte atë lloj komunikimi jo me ju personalisht, por në raport me institucionin që drejtonte? Nuk hyj fare në gjëra personale. Shefja e SHISH në raport me një person që kërkohej nga drejtësia, të cilin ajo duhet ta identifikonte dhe të njoftonte policisë ku ishte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taulant Balla: Mos prit nga unë të komentoj materiale, komunikime për të cilat gjykata ka vendosur që janë sekret hetimor. Kur të dalë vendimi përfundimtar i GJKKO-së për këtë rast do të jap edhe komentin tim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Blendi Fevziu: Çfarë raporti keni pasur ju me zotin Agasi.

Taulant Balla: Asnjë raport.

Blendi Fevziu: E keni njohur personalisht?

Taulant Balla: Po është djali i një ish-deputeti të PS. E kam njohur.

Blendi Fevziu: Vetëm kaq ka qenë njohja?

Taulant Balla: Kaq.

Blendi Fevziu: A ju ka kërkuar ju favore në polici?

Taulant Balla: Po si të mi kërkojë kur nuk e takon, apo komunikon.

Blendi Fevziu: Është thënë që ai ka ndikuar në zgjedhjen e drejtuesit të policisë…

Taulant Balla: Nuk kam qenë unë në atë pjesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?