I thonë “Po” dashurisë për njëri-tjetrin në kampin e refugjatëve!


Diana Hood është nga Zvicra, kurse Adis Imamovic nga Sllovenia. Ata të dy kanë vendosur të thonë “po” në Preshevë. Të dy punëtorë humanitarë, aktivistë i kanë bashkuar refugjatët e Lindjes që vinin në Europë nëpërmes qytetit ku jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë. Nuk kanë menduar se kjo punë do t’i ndihmojë ta gjejnë fatin e tyre, por duke ndihmuar në krizën më të thellë, ata kanë ndihmuar edhe vetën, shkruan TCh.
“Kam punuar me refugjatët dhe jemi takuar te një nga pikat ku ofronim ndihmë dhe këtu ku jemi puthur për herë të parë kemi menduar të kurorëzojmë dashurinë”, tha Diana Hood.  Dasma e këtyre të rinjve ka qenë edhe një atraksion lokal. Adis Imamovic thotë se Presheva dhe refugjatët e kanë ndihmuar të gjej njeriun e jetës. “Duam që njerëzit më të cilët kemi punuar, aktivistët, të jenë me ne, pasi të mos ishin refugjatët nuk do të takoheshim kurrë”, tha Adis Imamovic. Çifti i ri thonë do të vazhdojnë edhe pas dasmës drejt vendeve të krizës për të ndihmuar si aktivistë sa herë të ketë nevojë.

SHKARKO APP